LIVE UPDATES
Sport

Maran, trajneri italian i Kombëtares tregon jetën e tij shqiptare: “Ndihem si në shtëpi”...

Një bisedë ndryshe me trajnerin kuqezi, mes futbollit, jetës, natyrës dhe disa fjalëve të para në shqip.

14 Shtator 2026, 13:50 Nga DOSJA

Maran, trajneri italian i Kombëtares tregon jetën e tij shqiptare:

TIRANE - Nga rutina e mëngjesit dhe dashuria për natyrën, te familja, miqtë dhe ditët e lira; nga përshtypjet për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare, te tava e dheut, “avash-avash” dhe vështirësitë me fjalën “përshëndetje”.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, rrëfen në një intervistë për fshf.org anën e tij më personale, duke folur për jetën e përditshme dhe muajt e parë në Shqipëri.

Maran tregon çfarë e pëlqen më shumë në punën e tij, si e kalon një ditë perfekte kur është i lirë, çfarë e ka impresionuar më shumë te shqiptarët dhe cilat janë vlerat që dëshiron t’ua përcjellë edhe futbollistëve të Kombëtares. Një bisedë ndryshe me trajnerin kuqezi, mes futbollit, jetës, natyrës dhe disa fjalëve të para në shqip.

- Në çfarë ore zgjohesh zakonisht?

- Herët, zakonisht rreth orës 7, ndoshta edhe më herët, por ky është orari i zakonshëm në të cilin zgjohem.

- Cila është gjëja e parë që bën në mëngjes?

- Kjo është e thjeshtë. Gjëja e parë që kërkoj është një hapësirë të jashtme, çfarëdo qoftë ajo. Ose hap një dritare, dal në tarracë apo në kopsht, por gjëja e parë që bëj është të dal në një ambient të hapur.

- Në çfarë ore vjen në Federatë?

- Menjëherë pas kësaj. Nuk kam një orar të përcaktuar, por pasi ha mëngjesin, nisem, bëj shëtitjen time deri këtu, arrij dhe filloj përgatitjet për këto ndeshje.

- Çfarë të pëlqen më shumë nga puna jote?

- Puna ime lind nga pasioni, ndaj është e qartë që, duke qenë një pasion, më pëlqen gjithçka. Gjithçka nisi që kur luaja futboll si fëmijë dhe përpiqesha të bëhesha futbollist. Pastaj ia dola dhe tani jam trajner; në këtë rast jam trajner i kombëtares. Kjo më mbush me krenari dhe, mbi të gjitha, bëj atë që më pëlqen. Nuk ka asgjë në punën time që nuk më pëlqen.

- Si është dita jote perfekte kur je i lirë?

- Siç të thashë edhe më parë, e dua shumë natyrën dhe ambientin e hapur, ndaj dua të jem gjithmonë jashtë. Varet edhe nga stina. Nëse është dimër, kërkoj vende ku ka sa më shumë borë, sepse ndoshta mund të bëj edhe ski. Shëtitjet, familja, të kaloj kohë me miqtë, janë të gjitha gjëra që më bëjnë të lumtur.

- Pas pak kohësh në Shqipëri, çfarë të ka surprizuar më shumë?

- Në fakt, nuk do të thoja se më ka surprizuar, por ka qenë një konfirmim, një konfirmim i mëtejshëm. Më kishin folur për mikpritjen tuaj dhe ju e keni tejkaluar atë që më kishin thënë. Duhet të jem i sinqertë: ndihem si në shtëpi, më keni bërë të ndihem si miku juaj prej gjithmonë. Për mua kjo është më shumë se një cilësi; është vërtet diçka befasuese.

- Cila është gjëja më “shqiptare” që ke mësuar?

- Nuk kam një të tillë. Dua të mësoj shumë gjëra. Tani është ende herët, sepse kam mësuar diçka dhe, nëse do të thosha tani se çfarë është, ndoshta do të gënjeja. Nuk më pëlqen të gënjej; më pëlqen të them gjërat e vërteta, ato që i ndiej vërtet.

- Çfarë të pëlqen më shumë te shqiptarët?

- Ajo që kam vlerësuar shumë gjatë këtyre muajve është vendosmëria dhe forca me të cilën i bëni gjërat. Është një vlerë shumë e madhe. Dhe është diçka që dua t’ua transmetoj edhe lojtarëve kur të vijnë, sepse kjo është ADN-ja e futbollistit dhe e popullit shqiptar.

- Ke adoptuar ndonjë zakon shqiptar?

- Jo edhe aq shumë. Po studioj për t’u afruar gjithnjë e më shumë me ju. Dalëngadalë po përpiqem të kuptoj, sepse ka shumë gjëra të bukura, shumë aspekte, edhe në territorin tuaj, që më kanë ngjallur vërtet kureshtje.

- Cila pjatë shqiptare të ka pëlqyer më shumë?

- Tavë dheu. Po, nëse e kam shqiptuar mirë… Madje është padyshim më e mirë sesa mënyra se si e shqiptova unë! Por më ka pëlqyer shumë.

- Cila është fjala jote e preferuar në shqip?

- Për nga tingëllimi, më pëlqen të them “avash-avash”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse më pëlqen si tingëllon fjala.

- Po ajo që e ke më të vështirë ta shqiptosh?

- Ndoshta sepse tek ne është shumë e lehtë të përshëndesësh me një “Ciao”, ndërsa të përshëndesësh me “Përshëndetje” është pak më e komplikuar. Prandaj preferoj ta them në italisht, sepse është vërtet e vështirë në shqip.

Pastaj, versioni tjetër, “Çkemi?”, sipas meje është edhe më i vështirë, kështu që për të heq dorë fare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar