Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

14 Shtator 2026 | 14:10

Autoritetet greke njoftojnë se një person ka vdekur dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë u fundos në brigjet e ishullit Gavdos pranë Kretës të dielën.

Roja bregdetare greke tha se shpëtoi 51 persona nga uji. Një operacion kërkim-shpëtimi u nis nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (JRCC), në zonën detare 38 milje detare në jug të ishullit të Gavdos, pasi u dha alarmi për një varkë që transportonte emigrantë.

Misioni i kërkimit përfshinte anije patrullimi, një helikopter dhe një dron, si dhe anije tregtare të përfshira në kërkim të ndihmuara nga agjencia e mbrojtjes së kufijve të Bashkimit Evropian, Frontex.

Raportohet se erërat e forta po e vështirësonin punën e kërkimit. Shtrirja detare prej 320 km midis Libisë dhe ishujve të Kretës dhe Gavdosit është bërë një rrugë e njohur për azilkërkuesit që shkojnë në Greqi.

Kërkimet vijojnë edhe këtë të hënë, me autoritetet që përpiqen të gjejnë çdo të mbijetuar ose provë që mund të çojë në zbulimin e personave të zhdukur, në një zonë të madhe detare në jug të Gavdos.

Frontex ka raportuar një rënie prej 25% të kalimeve të migrantëve në Mesdheun Lindor në tetë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident gjatë stërvitjes ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe, humbin jetën dy ushtarë

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se dy nga anëtarët e shërbimit të tyre u vranë gjatë kryerjes së një misioni trajnimi brenda vendit. Në një...
13:55 | 14/09/2026

Ministri gjerman: Sulmi me dron në tren është përshkallëzim i llogaritur nga Putini

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius këtë të hënë ka reaguar lidhur me sulmin me dron në një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni. Ai u shpreh...
13:43 | 14/09/2026

Tre të vdekur dhe 7 të plagosur nga një sulm rus në një depo në veri të Ukrainës (VIDEO)

Një sulm rus ndaj një depoje që i përkiste një kompanie bujqësore në veri të Ukrainës vrau tre persona dhe plagosi shtatë të tjerë, tha...
13:38 | 14/09/2026