Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deklaratat kundër kryedemokratit, dhëndri i Berishës sulmon Enkelejd Alibeajn: Qen nga rruga...

Shkruar nga Newsbomb
Deklaratat kundër kryedemokratit, dhëndri i Berishës sulmon
Malltezi, Berisha dhe Alibeaj

Pas deklaratave të njëpasnjëshme në studiot televizive të ish-ministrit dhe deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, kundër Sali Berishës për vizitën e tij në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i parë nga familja e kryedemokratit.

Në një postim në Facebook, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, ka postuar një foto të Alibeajt së bashku me Taulant Ballën dhe e ka thumbuar me një thënie të shkrimtarit Mark Twain.

“​Nëse merr një qen nga rruga, e shpëton dhe e ndihmon, ai nuk do të kafshojë. Ky është dallimi kryesor mes qenit dhe njeriut”, është thënia e shkrimtarit të njohur.

Kujtojmë që Alibeaj, gjatë intervistave të tij mediatike, ka deklaruar se Berishës, edhe pse ka udhëtuar për në SHBA, nuk i është hequr statusi “Non Grata” nga Amerika.

Ndërsa përplasjet mes Berishës dhe Alibeajt nisën kur ky i fundit u pozicionua në krah të Lulzim Bashës në vitin 2021. Ndërsa, pas marrjes në kontroll të PD-së, kryedemokrati e përjashtoi ish-ministrin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese