Bota
Sulmi me dron pranë Polonisë, në shënjestër treni ku udhëtuan Boris Johnson dhe zyrtarë europianë

Ilustrim · Vizion Plus
Një dron rus goditi një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni pak pasi ish-kryeministri britanik Boris Johnson dhe zyrtarë të lartë europianë të sigurisë kaluan nëpër të njëjtën linjë hekurudhore.
Autoritetet ukrainase thanë se nuk pati viktima, ndërsa të gjithë pasagjerët u evakuuan.
Johnson dhe zyrtarw të tjerë europianë për sigurinë u kthyen me tren tjetër nga një konferencë në Kiev.
Rusia deklaroi se kishte goditur “infrastrukturën hekurudhore” në Ukrainën Perëndimore.
Ndërkohë, kompania shtetërore ukrainase e hekurudhave nuk e përjashtoi që treni ku udhëtonin zyrtarët të ketë qenë shënjestër e sulmit.




