Braçe: Gjyqtarët të na kërkojnë ndjesë, vendimi i tyre ka marrë kompetencat e Kuvendit

14 Shtator 2026 | 14:16

Deputeti socialist, Erion Braçe këtë të hënë gjatë fjalës tij në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat ka folur me çështjen e pagave të gjyqtarëve. Sipas tij, vendimi i KLGJ-së dhe KLP-së ka shkelur hapur atributet kushtetuese të Kuvendit dhe deputetëve për caktimin e pagave.

Braçe theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i jep të drejtë KLGJ-së dhe KLP-së që të caktojnë vetë rrogat e magjistratëve, por ia ngarkon këtë detyrë Parlamentit.

“Shiko kryetar, unë do ta mbështesja kërkesën e zotit Lleskaj, vetëm me një kusht. Në qoftë se ata që përbëjnë KLGJ-në dhe KLP-në do vinin këtu para këtij komisioni dhe t’i kërkonin ndjesë minimalisht deputetëve të këtij komisioni, në qoftë se e ndjejnë ta bëjnë për të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po të paktën deputetëve të këtij komisioni që ka atributet kushtetuese për caktimin e rrogave të tyre.

Vendimi i tyre, jo që nuk ka pyetur fare për këtë atribut kushtetues të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po ka marrë kompetencat e drejtpërdrejta të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i kërkon KLGJ-së dhe KLP-së të me caktojë rrogën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. I kërkon Parlamentit të caktojë rrogën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ai akt që ata kanë bërë, jo vetëm që nuk ka bazë ligjore, por është edhe akt i kallëzueshëm”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës

Një tjetër tentativë për të futur kokainë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit është goditur nga Policia. Brenda një muaji, autoritetet kanë zbuluar tre raste...
13:01 | 14/09/2026

Berisha pas kthimit nga SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur, 3 ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të hënë ka zhvilluar një konferencë për mediat teksa ka folur lidhur me vizitën e tij disa ditore...
12:43 | 14/09/2026

Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin! Makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë, ndërron jetë 69-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh. Sipas raportimeve të policisë, ka humbur jetën...
12:03 | 14/09/2026