LIVE UPDATES
Aktualitet

Pasuritë e sekuestruara/ Deputeti Gjoni: Shkojnë sërish në duart e pronarëve. Kreu i AAPK: Nuk ka përfitues të tillë, përdoren për nevoja të shtresave vulnerabël

Më tej, ajo sqaroi se apartamentet e sekuestruara, përdoren vetëm për nevoja të shtresave vulnerabël dhe të policëve të rënë në krye të detyrës.

14 Shtator 2026, 13:50 Nga E.d
Pasuritë e sekuestruara/ Deputeti Gjoni: Shkojnë sërish në
Pamje nga takimi

TIRANA- Ditën e stome në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale është zhvilluar një diskutim mbi administrimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, i u drejtua nga Fatmir Xhafaj. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni u shpreh se ka informacione se një pjesë e madhe e pasurive të sekuestruara shkojnë në duart e atyre që u janë sekuestruar, nëpërmjet mënyrave të ndryshme, me një çmim modest. 

Në lidhje me këtë, kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuara, Risena Xhaja tha se deri më sot nuk i ka rezultuar të ketë përfitues të tillë. Kjo ndërsa sqaroi procedurat e dhënies me qira dhe përdorimit të këtyre pronave. Më tej, ajo sqaroi se apartamentet e sekuestruara, përdoren vetëm për nevoja të shtresave vulnerabël dhe të policëve të rënë në krye të detyrës.

Deputeti Gjin Gjoni i drejtoj edhe disa pyetje të cilat lidheshin se sa pasuri shkojnë në favor të viktimave dhe se sa pasuri përdoren për efekt parandalues. Në lidhje me këtë, Xhaja u përgjigj duke thënë se aktualisht pasuri në administrim janë njësi dhe apartamente, por edhe kullota. Sipas saj, nuk ka hapësira për t’ia vënë në dispozicion gjykatave. 

Pjesë nga diskutimi

Gjoni: Kam informacione se një pjesë e madhe e pasurive të sekuestruara shkojnë në duart e atyre që u janë sekuestruar, nëpërmjet mënyrave të ndryshme, me një çmim modest. Keni informacione në lidhje me këtë dhe a duhet të bëhen rregullime ligjore për këtë çështje? Ka pasuri të sekuestruara që janë vënë në dispozicion të shtresave sociale në qarkun e Lezhës?

Xhaja: Për përfituesit është e vërtetë që kam dëgjuar se kalojnë përmes të tretëve në mbajtësit e parë të pasurive. Ka qenë shumë i mbyllur informacioni për pasuritë e konfiskuara dhe të sekuestruara. Deri më sot mua nuk më ka rezultuar të ketë përfitues të tillë. Kur qiramarrësi plotëson deklaratën, është përgjegjësi e tij më pas dhe e organeve hetimore. Kjo është procedura jonë, qiraja është 1-vjeçare.

Gjoni: Unë di rast konkret që personi që ka pasur pronën, e ka marrë me qira dhe nuk ka sesi ai të denoncojë…

Xhaja: Ne sigurohemi që ish-pronari nuk e ka marrë pasurinë në përdorim, kaq mund të bëjë ligji. Deri më tani na ka rezultuar që personat që i kanë marrë me qira nuk janë të njëjtët. Sa i përket gjykatave, vetëm Gjykata e Shkallës së Parë ka kërkuar zyra arkivore, po e shohim. Financime ka pasur GJKKO është rikonstruktuar me këto fonde. Kanë përfituar edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Prokuroria e Tiranës. Në Lezhë nuk ka pasur kërkesa nga agjencitë për të përdorur ambientet e sekuestruara.

Gjoni: Apartamentet e sekuestruara, a mund të shkojnë në dispozicion të shtresave në nevojë?

Xhaja: Përdoren vetëm për nevoja të shtresave vulnerabël dhe të policëve të rënë në krye të detyrës.

Xhafaj: Ju jeni administrues, nuk është merita juaj që objektet apo paratë janë sekuestruar. Detyra jua është administrimi, që ato pasuri të mos humbin vlerën. Pyetja është sesa mund të ndihmojë policia? Tjetra është sa pasuri shkojnë në favor të viktimave? Sa pasuri përdoren për efekt parandalues? Rezulton një kosto e lartë e administrimit nga ana juaj gjithashtu. Dhe sa objekte janë të përshtatshme që mund të vihen në dispozicion të institucioneve gjyqësore? Kemi disa gjykata me mungesë kapacitetesh. Po troje mund të ketë në lidhje me ndërtimin e mundshëm të këtyre institucioneve?

Xhaja: Aktualisht pasuri në administrim janë njësi dhe apartamente, por edhe kullota. Nuk kemi hapësira për t’ia vënë në dispozicion gjykatave. Institucione që kemi akomoduar kanë qenë vila dhe njësi. Bëjmë thirrje edhe për trojet kush ka nevojë nga institucionet. Sa i përket kostove të administrimit, jam e kënaqur se janë ulur, pavarësisht se është rritur numri i punonjësve. Ka ndikuar pjesa e rojeve, pasi duke i dhënë me qira është ulur numri i tyre. Gjithashtu kemi vënë depozita në lek dhe ne marrim përqindje shumë të madhe të interesit për to. Nuk kam shifër sesa pasuri janë dhënë në përdorim, por pjesa më e madhe shkon në komunitet. Institucionet kërkojnë troje për logjistikë më së shumti. Ne duam të bëjmë një mënyrë të ndryshme sesi duhet t’i shesim pasuritë e paluajtshme. Kemi 3 vite që nuk shesim pasuri, po presim vendimin e Gjykatës së Lartë për ta definuar këtë proces./Dosja.al

aapk gjin gjoni pasuritë e sekuestruara

Sondazh

Poll

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar