Dhjetra qytetarë kishin zgjedhur të marshonin nëpër rrugët e kryeqytetit dhe pranë shkollave, për të sensibilizuar gjimnazistët që t’i bashkoheshin në protestë, por edhe kete here nuk munguan perplasjet me policine.
Me thirrjet ‘Rama, jep dorëheqjen’ dhe ‘Ju erdhi fundi’, protestuesit kanë marshuar nëpër akset kryesore të Tiranës, ndërsa përballja me uniformat blu u shoqërua serish me dhunën e forcave te rendit. Një episod i rëndë është regjistruar në zonën e Zogut të Zi, ku një qytetar, teksa protestonte kundër qeverisë, është përballur me dhunën e policisë.
Një veprim i tillë ka ngjallur reagimin e qytetarëve të tjerë të pranishëm, të cilët i kanë kërkuar shpjegime efektivit të policisë mbi arsyet e kësaj dhune.
Kjo nuk është hera e parë që episode të tilla ndodhin, pasi dhuna e policisë ndaj qytetarëve dhe protestuesve që kërkojnë largimin e qeverisë, ka qenë e vazhdueshme dhe në mënyrë tërësisht shpropocionale.
Po në mënyrë të dhunshme, policia ka shoqëruar 7 protestues në komisariatin nr 3 në lidhje me protestën e zhvilluar paraditen e kësaj të hëne.
Sa i përket protestës së zhvilluar mbrëmjen e së dielës, policia ka njoftuar se ka nisur procedim penal për 20 pjesëmarrës, të cilët akuzohen se kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit.
© SYRI.net