E hënë, 14 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debate në Komision për “Kayo”! PD: A ndikon tek integrimi? PS: Asnjë problem në ecurinë e anëtarësimit

Ilustrim · Vizion Plus

Denoncimet e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetajt për kompaninë e prodhimit të armëve KAYO shkaktuan debate në Komisionin për punët e jashtme në Kuvend.

Në nisje të mbledhjes, opozita  kërkoi informacione nëse kjo çështje ka ndikuar në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Është serioze çështja dhe do të ngrihet dhe në seancë plenare dhe me krijimin e komisioneve hetimore. Ama komisioni ynë nuk mund të lihet jashtë, sepse afekton procesin tonë të integrimit europian”, tha deputei demokrat Tritan Shehu.

“Kemi të drejtë të kërkojmë llogari nëse tregtia e armëve ndodh vërtetë dhe atëherë kur ndodh dhe si ndodh, dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë çfarë pasojash ka sjellë një tregti e tillë”, tha deputeti i Partisw sw Lirisw, Edmond Haxhinasto.

Në përgjigje, kryetari i Komisionit të Jashtëm Igli Hasani, siguroi opozitën se kur vjen puna tek procesi i integrimit, çdo gjë është kryer në bazë të kërkesave të unionit.

 “Kam kuptuar që keni ngritur një kërkesë për komision hetimor. Le të mos dyshojmë punën e të gjithë kolegëve që merren me këtë çështje. Ta siguroj që askush nuk ka bërë asnjë krim kur vjen puna tek procesi i integrimit. Megjithatë, koha do ta tregojë të vërtetën dhe çdo punë që është bërë sa i përket këtij procesi kaq të rëndësishëm”, tha Igli Hasani, kryetari i Komisionit tw Jashtwm.

Në përfundim edhe anëtarët socialistë të pranishëm në mbledhje, u shprehën se Forcat e Armatosura janë krenari për vendin dhe se asgjë lidhur me prodhimin e armëve nuk është kryer në shkelje të ligjit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.