LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti"/ Berisha pas kthimit në SHBA: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u rikthye nga Shtetet e Bashkuara me një mesazh të fortë politik ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se në takimet e zhvilluara me zyrtarë të lartë amerikanë, në qendër të diskutimeve ishte ajo që ai e cilësoi si ‘narkoshteti’ shqiptar. • Gjatë konferencës së sotme për gazetarët, lideri i opozitës tha se vizita në SHBA kishte si qëllim prezantimin e qëndrimit të opozitës shqiptare për situatën politike, ekonomike dhe institucionale në vend. • Sipas kryetarit të PD-së, opozita ka paraqitur në SHBA argumente dhe dokumente mbi lidhjet që ai pretendon se ekzistojnë mes strukturave të pushtetit dhe trafikut të drogës. • Berisha e lidhi këtë situatë edhe me ekonominë dhe krizën demografike të Shqipërisë. • Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë se ka krijuar një sistem ku, sipas tij, shteti ligjor është zëvendësuar nga interesat e mafies. • Lideri i demokratëve i kushtoi një pjesë të deklaratës së tij, fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump në konventën republikane ku mori pjesë delegacioni shqiptar. • Ai tha se Trump vendosi në qendër të fjalimit të tij dy rreziqe: komunizmin dhe trafikun e drogës. • Gjatë fjalës me gazetarët, kryetari i PD-së akuzoi mediat proqeveritare shqiptare se e kanë censuruar këtë pjesë të fjalimit të Trump. • Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Berisha tha se opozita ka gjetur mirëkuptim në takimet e zhvilluara në SHBA dhe se shqetësimet e saj nuk ishin të panjohura për palën amerikane. • Sipas tij, edhe deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për rrezikun që paraqesin kartelet e drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre për sigurinë amerikane janë tregues i vëmendjes që SHBA i kushton kësaj çështjeje. • Kryetari i Partisë Demokratike e lidhi gjithashtu situatën me zgjedhjet e fundit në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për përdorimin e strukturave kriminale në procesin zgjedhor dhe duke e cilësuar procesin si ‘farsë elektorale’. • Berisha në fjalën e tij, paralajmëroi se opozita do të vijojë aksionin politik dhe hetimor ndaj qeverisë, ndërsa e përmbylli konferencën me një tjetër sulm ndaj Edi Ramës dhe kabinetit të tij. 

5 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës!

"Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se presidenti amerikan, Donald Trump ka denoncuar  rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat sipas tij qëndron regjimi i Ramës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mediat proqeveritare në Shqipëri e censuruan plotësisht fjalën e tij.

Më tej, lideri i opozitës tha se rreziku komunist dhe rreziku i trafiqeve, janë dy shtyllat mbi të cilat qëndron qeveria e kryeministrit Rama. 

Sali Berisha: Miq, në tërësi takimet me kongresmenë, me senatorë, me zyrtarë të lartë të administratës së SHBA, janë paraqitur çdo ditë dhe janë raportuar çdo ditë para shqiptarëve. Por asgjë nuk mund të përshkruhen dy gjëra të tjera. Nuk mund të përshkruhet madhështia, fantazia e konferencës elektorale të Donald Trump, i cili në dy ditë, në ditën e parë me dy orë pa ndërprerje, në ditën e dytë me 35 minuta, e elektrizoi një sallë të madhe, një stadium, që ishte i zjarrtë.

Çdo shqiptar, po të kishte ndjekur fjalën e presidentit Trump dhe konventën, do t’i dukej se në raport me rreziqet kryesore që paraqiti presidenti Trump para publikut amerikan dhe mbarë botës, Shqipëria ishte brenda atij kuadri. Dy ishin rreziqet kryesore. Rreziku komunist dhe rreziku i trafiqeve. Nëse ka sot regjim që qëndron mbi këto dy shtylla, është regjimi klasik i Tiranës i Edi Ramës.

Ndaj mesa pamë, mediat proqeveritare censuruan tërësisht fjalën e presidentit Trump dhe rreziqet që ai përcaktoi për SHBA, dhe natyrisht në mënyrë identike për Shqipërinë. Droga dhe komunizmi, komunizmi dhe droga. Çfarë t’u them? Ato dy ditë, në atë konventë ishin dy ditë në fantazi. Në Llozhën e Lirisë, ku na kishin nderuar mua dhe zotin Mediu, ne krahas ndjekjes së seancës, zhvilluam edhe një seri takimesh të shumta. Në llozhë, në mjediset rreth llozhës. Të frytshme dhe me interes të plotë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Shqipëria është kthyer në parcelë eksperimentale të Sorosit"/ Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama! 

"Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Shqipëria është kthyer në parcelë eksperimentale të Sorosi. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se gjatë vizitës në SHBA shprehu shqetësimin për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama.

Ai theksoi se foli gjithashtu edhe për politizimin e saj në dëmin më të madh të Kushtetutës dhe shtetit ligjor.  Më tej, lideri i opozitës tha se paraqiti fakte se si fëmijëve në Tiranë në moshën 13-vjeçare u jepen hormone. 

Sali Berisha: Pa diskutim, që si forca politike të shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë, ne shprehëm shqetësimin tonë të madh për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama. Politizimin e saj në dëmin më të madh të Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Të jemi të hapur, Shqipëria, parcelë eksperimentale e Xhorxh Sorosit, ishte çështje tjetër e rëndësishme. Paraqitëm me fakte, u rrëqethën audienca dhe njerëzit kur dëgjuan se fëmijëve në Tiranë në moshën 13-vjeçare u jepen hormone në një akt kriminal të paparë, të paprecedent kudo në planet në zbatim të doktrinës së Xhorxh Sorosit./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Famëzinjtë Rama, Agasi, Lindat ishin në diskutimet tona"/ Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet! 

"Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti"/ Berisha
Sali Berisha:

TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se gjatë takimeve të tij në SHBA ka denoncuar farsën elektorale, që sipas tij që organizon kryeministri Rama për të qëndruar në pushtet. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Sekretari i Shtetit, Marko Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet. 

Më tej ai shtoi se  Rama, Agasi, Lindat ishin në diskutimeve të tyre. Berisha tha se u diskutua gjithashtu se si u përdorën 83 mandate si mburojë e një personi që vetëm me gjashtë dosje kishte 36 vite burg.

Sali Berisha: Në takimet tona, tashmë ato që kemi bërë publike, ne diskutuam gjerësisht për farsën elektorale, që organizon Edi Rama për të qëndruar në pushtet. Për angazhimin e plotë dhe total të karteleve të drogës në procesin zgjedhor. Paraqitëm fakte, argumente, dokumente, por këto përsëri nuk ishin për miqtë tanë, partnerët tanë rrufe në qiell të hapur. Jo! Sekretari i Shtetit, Marko Rubio nuk e uroi për fitoren e zgjedhjeve Padrinon.
Dhe kur gazetarët e pyetën pse nuk e uroi sekretari, zëdhënësi u përgjigj se sekretari uron, përgëzon vetëm asta që bëjnë zgjedhje të lira. Ia la damkën Edi Ramës. Dhe ne patëm mundësi dhe u jemi shumë mirënjohës miqve tanë, kryetarë komisionesh shumë të rëndësishme, nënkryetarë komisionesh kryesore, zyrtarë, drejtues të departamenteve shumë të rëndësishëm të administratës Trump për interesin e madh që treguan.

Por, natyrisht edhe gatishmërinë për të ndihmuar shqiptarët si një popull mik, si një vend mik, për të kapërcyer këto problematika shumë të rënda. Nuk mund ta injoronim në takimet tona përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës, bllokimin e luftës kundër korrupsionit. Donim, s’donim, por famëzinjtë Balluku, Rama, Agasi, Lindat, etj, ishin personazhe në diskutimet tona. Ishin, nuk e mohoj. Dhe duhej të ishin. Se si u përdorën 83 mandate si mburojë e një personi që vetëm me gjashtë dosje kishte 36 vite burg. Dhe që e presin 60 të tjera për gjykim./Dosja.al

 

2 ORE ME PARE

Vizita në SHBA/ Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet

"Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se në epiqendër të takimeve gjatë qëndrimit në SHBA ka qenë narkoshteti i Edi Ramës. Gjatë një konference për mediat, lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Rama se është i lidhur me me kartelet e drogës.

Sipas tij, gjatë diskutimeve të zhvilluara në SHBA gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë dhe me dinjitet. Ai shtoi se në epiqendër të të gjitha bisedimeve kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri.

Sali Berisha: Edi Rama u tmerrua. Atij iu shndërruan sarajet e Surrelit në një bunker terrorizues dhe non-stop lëshonte porosi tek puthadorët e tij, por unë nuk do ndalem në këtë kapitull sepse kjo do të jetë subjekti i një vepre satirike që kanë filluar ta shkruajnë. Ndaj dhe unë, në detyrim ndaj shqiptarëve, duhet të informoj për takimet që pata, për pjesëmarrjen në konventë, takimet me zyrtarët e lartë, përfaqësues të lartë të Kongresit të SHBA, por edhe të administratës së presidentit Trump, takime me diasporën shqiptare në Nju Jork, në Teksas dhe kudo që shkuam. Së pari, në vizitën tonë, ne kishim qëllim të qartë të paraqisnim pikëpamjet e opozitës para përfaqësuesve të lartë të popullit amerikan, të SHBA, përfaqësuesve të lartë në Kongres dhe në administratë. Garantoj shqiptarët se në takimet tona, nuk ka pasur asgjë personale.

Gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë dhe me dinjitet në këtë vend, që dëshiron të zgjedhë njerëzit që do për përfaqësim, që dëshiron që Kushtetuta të mbizotërojë dhe shteti ligjor të mos jetë i zëvendësuar nga shteti i mafies. Kështu që në epiqendër të të gjitha bisedimeve tona në takime të veçanta me kongresmenë, me senatorë, me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri.

Shokun e tmerrshëm demografik të tij ndaj shqiptarëve! Unë besoj se në takimet tona të paraqitura gjerësisht para jush për të mos i rikthyer nga e para, ne kemi qenë avoketër të ndershëm të interesave të qytetarëve shqiptarë. Ne u ndalëm me miqtë tanë në historikun e transformimit të Shqipërisë në narkoshtet si një politikë zyrtare e Edi Ramës. Në lidhjet direkte të Edi Ramës, qeveritarëve të tjerë, familjarëve të tij me klanet më të rrezikshme, me kartelet më të fuqishme të drogës. Me Sinaloan, me kartele të tjera në Aruba, Majorka dhe vende të tjera. Pra, në qoftë se me përkufizimin e narkoshtetit, angazhimi i elitës politike me trafiqet dhe drogën është një nga kushtet në Shqipëri është i implikuar direkt kryeministri, vëllai i tij, zyrtarë të tjerë dhe kjo me fakte dhe prova të pakundërshtueshme./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur! Ja tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

"Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në SHBA së bashku me kryetarin e PR morëm pjesë në Konventën Republikane të zgjedhjeve të mesmandatit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ky ishte udhëtimi i tij i parë që shkonte në SHBA si kryetar i opozitës apo partisë më të madhe opozitare. 

Ai theksoi se qëllimi kryesor i këtij udhëtimi ishte të kërkonte mbështetjen e administratës së SHBA dhe të diasporës kundër qeverisë të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Lideri i opozitës gjatë qëndrimit në SHBA, u takua dhe me diasporën shqiptare atje.

Sali Berisha: Pas kthimit nga SHBA, ku së bashku me kryetarin e PR morëm pjesë në delegacionin e IDU si anëtarë delegacioni në Konventën Republikane të zgjedhjeve të mesmandatit, dhe sekretarin për marrëdhënien ndërkombëtare, sekretarin organizativ, nënkryetarin e partisë dhe kryetaren e LDG, morëm pjesë në konventën më të bukur të organizuar në SHBA. Dhe kur them në SHBA, kjo vetëkuptohet edhe në planetin tonë, pasi askush nuk e ka më të madhe fantazinë dhe magjinë elektorale dhe organizative të të konventave sa e kanë dy partitë e mëdha, dhe tani konkretisht partia në pushtet e SHBA, Partia Republikane.

Sa për hyrje, në mënyrë të çuditshme ky udhëtim sado që është 35 vite larg dhe po të doni thoni edhe vite drite larg udhëtimit tim të parë, i kishte 3 ngjashmëri me të. Së pari, në udhëtimin tim të parë dhe në këtë udhëtim unë shkoja në SHBA si kryetar i opozitës apo partisë më të madhe opozitare. Kjo është e vërteta. Së dyti, në atë udhëtim dhe në këtë udhëtim, unë shkova me një qëllim kryesor: të kërkoj mbështetjen e administratës së SHBA dhe të diasporës tonë, atëherë për përmbysjen e diktaturës totalitare komuniste, kësaj here të diktaturës autoritare të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Së treti, në atë udhëtim ku unë me mikun tim të ndjerë Gramoz Pashko shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, thashethemi dhe i tëri establishmenti u tërbuan kundër nesh. Ata lëshuan ndaj meje dhe Gramoz Pashkos të gjitha epitetet e tradhtisë, agjenturës, etj, etj, por kësaj radhe nuk ishin më të pakëta. E vërteta është që në Makondën e Kolonel Buendias, kësaj radhe, të themi të vërtetën, për shkak të shumësisë së medieve ishin edhe më të shumta./Dosja.al

Sondazh

Poll

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar