
Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar sot në mënyrë të befasishme në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan. Kontrollet janë bërë në sektorin ku mbahej biznesmeni Ergys Agasi.
Sipas informacioneve të siguruara nga ZËRI, gjatë kontrolleve janë gjetur shishe me alkool, çmimi i të cilave nuk saktësohet duke patur parasysh koleksionin e shtrenjtë të verërave të Agasit që u zhduk muaj më parë.
Agasi u arrestua më 26 gusht të këtij viti pas disa muajsh në kërkim nga SPAK për grup kriminal në bashkëpunim me biznesmenin tjetër të arrestuar në Francë, Ermal Beqiri dh eish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj duke zhvatur miliona euro nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë për shërbime që nuk kryheshin. Versus.al

