Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Kokainë në mish pule “Dimali” nga Brazili/ Identifikohen katër persona, dyshohet se do merrnin drogën (DETAJET)

    “Koha e tij ka mbaruar”, Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
    Aktualitet

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    September 14, 2026
    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime për mëmën e saj në Estori.

    Të dhënat nga bilanci zyrtar i kompanisë tregojnë se 605.5 milionë lekë u paguan për shërbime menaxhimi nga mëma, 219 milionë lekë ishin shërbime garancie, ndërsa pjesa tjetër prej 274.3 milionë lekësh janë interesa që Iute në Shqipëri i paguan pronarit estonez si interesa borxhi.

    Në një sistem ideal taksimi, ku kapitali taksohet njësoj pavarësisht kufijve, transaksionet e një kompanie me palët e lidhura nuk do të përbënin asnjë shqetësim. Por në botën reale, ka një problem. Shkalla e taksave ndryshon nga njëri vend në tjetri. Në Shqipëri, tatim fitimi është 15 për qind. Por në Estoni ky tatim është zero.

    Ky hendek, që ndryshe njihet si arbitrazhi tatimor, i mundëson një kompanie që t’i lëvizë përmes transaksioneve me palët e lidhura, fitimet e saj nga vendet ku ato taksohen tek vendet ku taksa është zero. Kjo është ajo që duket se po bën Iute në Shqipëri.

    Të dhënat historike tregojnë se në pesë vitet e fundit shpenzimet që Iute Albania bën për mëmën e saj në Estoni gati janë trefishuar nga 3.96 milionë euro në vitin 2020, në 11.4 milionë euro vitin e kaluar.

    Tansfer pricing nën hundën e Tatimeve?/ 6.5 mln euro, shërbime

    Ligjërisht një kompani është e lirshme të kontraktojë shërbime nga kushdo, përfshirë mëma apo kompanitë e grupit të saj. Por pyetja që shtrohet është a janë këto shpenzime për shërbime reale, të bazuara mbi kosto tregu, apo fryhen artificialisht për të ulur fitimin në Shqipëri, ku taksohet me 15 për qind dhe për ta transferuar atë në Estoni, ku taksohet me zero.

    Të kontraktosh shërbime menaxhimi për 6.3 milionë euro në vit duket si një flamur i kuq. Për më tepër, të dhënat nga bilanci tregojnë se ky zë është rritur me ritme të jashtëzakonshme në 5 vitet e fundit nga 184 milionë lekë në vitin 2020, në 605 milionë lekë vitin e kaluar.

    Tansfer pricing nën hundën e Tatimeve?/ 6.5 mln euro, shërbime

    Kur mbledh vetëm shërbimet e menaxhimit dhe garancisë, i bie që 824 milionë Lekë (afro 8.5 milionë euro) janë transferuar direkt në Estoni si shpenzime operative.

    Kjo vlerë është dy herë më e madhe se i gjithë fitimi neto që kompania la në Shqipëri (421 milionë Lekë). Përmes kësaj metode, kompania pakëson fitimin në Shqipëri dhe taksat që duhet të paguajë, edhe pse këto janë të ardhura të fituara në Shqipëri.

    Ligjërisht Autoritetet Tatimore kanë të drejtë t’i qëmtojnë me hollësi transaksionet e kompanive me palët e lidhura për efekt të shmangies së taksave. Por trendi i parave që Iute çon tek mëma e saj, duket, në rastin më të mirë, i dyshimtë. Një flamur i kuq, që do të duhet të alarmonte Tatimet./Kapital

    interesa mbi 30% IUTE konsumatorëve skema
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    September 14, 2026

    Kokainë në mish pule “Dimali” nga Brazili/ Identifikohen katër persona, dyshohet se do merrnin drogën (DETAJET)

    September 14, 2026

    “Koha e tij ka mbaruar”, Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet

    September 14, 2026

    Kriza me pagat e drejtësisë/ Rama-gjyqtarëve: Historia e botës s’e ka parë që t’i merrni vetë paratë nga Thesari

    September 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet September 14, 2026

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime…

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.