E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kokainë me vlerë 2 mln euro brenda kontejnerit me mish nga Brazili

Ilustrim · Vizion Plus

Antidroga e Durrësit ka zbuluar brenda një kontejneri me mish nga Brazili afro 42 kg kokainë, të ndarë në disa pako.

Lënda narkotike është e cilësisë së parë dhe e pastër, dhe në treg kap vlerën e rreth 2 mln eurove.

Në Portin e Durrësit, policia ka pasur informacion për një sasi të madhe kokaine që ishte nisur drejt vendit tonë, ku u kryen kontrolle të imtësishme në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule. Kontejneri ishte porositur nga kompania AMG SH.P.K. Përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie është thirrur në Drejtorinë e Policisë në Durrës, ku është pyetur në lidhje me porositjen e mishit.

Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me kokainë të pastër.

Mishi është marrë nga Brazili, ndërkohë që kontejneri ka ndaluar edhe në Greqi përpara se të vinte në Shqipëri. Ende grupi hetimor e ka të paqartë se në cilin vend është futur lënda narkotike.

Hetuesit vijojnë hetimet për zbulimin e porositësve të lëndës narkotike, të cilët duket se kanë shfrytëzuar kontejnerët e mishit për ta sjellë në Shqipëri.

Kompania AMG SH.P.K. është e lidhur me kompaninë tjetër Dimal.

Kujtojmë se përpara pak kohësh, Dimal importoi nga Brazili 7.8 ton mish me salmonelë. Një këmbanë alarmi që shkundi AKU-në, pasi sasia e madhe u zbulua pasi kompania Dimal e kishte hedhur në treg dhe rrezikonte jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.