Apeli i GJKKO-së pranon kërkesën e Metës: Do gjykohet jashtë kafazit të qelqtë

Apeli i GJKKO-së pranon kërkesën e Metës: Do gjykohet jashtë kafazit të qelqtë

15:04, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion pranoi sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, për të dalë nga kafazi i qelqtë dhe që gjyqi i tij të zhvillohet përkrah avokatit.

Vendimi i ndërmjetëm është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja Saida Dollani, ndërkohë që një kërkesë e tillë i është rrëzuar më herët në Shkallën e Parë. 

Apeli njoftoi mediat se pasi gjykata mori të gjitha masat për sigurinë në sallë, vendosi të pranojë kërkesën e Metës që seancën e ardhshme të qëndrojë përkrah avokatit të tij në të njëjtën tavolinë.

Më pas seanca u shty sepse u vendos tërheqja e akteve nga GJKKO. Në seancën e ardhshme do të shqyrtohet ankimimi i pezullimit të afateve të paraburgimit.

Po këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë zhvillohet një tjetër seancë me objekt shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit të republikës për ndryshimin e masës së sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco