Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në Durrës.
Ai pritet të prezantohet zyrtarisht para stafit në Durrës.
Marrja e postit të drejtorit të filialit nga ana e Xhelilit vjen pas një periudhe të trazuar për këtë institucion.
Filiali i Postës në Durrës u përfshi së fundmi nga një skandal financiar, ku dy ish-drejtuesett e filialit dhe financës u ndaluan nën akuzat për abuzim dhe vjedhje të fondeve.












