E hënë, 14 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ilir Meta del nga kafazi, kreu i PL-së do të qëndrojë pranë avokatit gjatë seancave gjyqësore

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e ish-Presidentit të vendit Ilir Meta për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.

Vendimi u dha sot nga gjyqtarja Saida Dollani.

Sipas vendimit, kreu i Partisë së Lirisë  do të marrë pjesë në procesin gjyqësor me avokatin e tij përkrah.

Ndërkohë, në orën 15:30 pritet të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër e Ilir Metës, lidhur me masën e sigurisë.

Ilir Meta është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe ndaj tij rëndojnë akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas hetimeve të SPAK, ai dhe deputetja Monika Kryemadhi dyshohet se kanë favorizuar kompani private dhe janë përfshirë në aktivitete të dyshuara financiare, përfshirë lobime dhe transaksione të ndryshme.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.