
Apeli i Posaçëm ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për ta lejuar të qëndrojë jashtë kafazit të xhamit në sallën e gjyqit.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja e posaçme e Apelit, Saida Dollani, e cila ka pranuar kërkesën e Metës për të qëndruar në sallë, pranë avokatit të tij, gjatë shqyrtimit të një ankimi në lidhje me afatet e paraburgimit.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për nesër shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit, Ilir Meta, për zëvendësim të masës së sigurisë "arrest në burg". Shkak i shtyrjes u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues. (A2 Televizion)