Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tragjedi në jug të Greqisë, përmbytet varka me emigrantë, 1 i vdekur dhe 20 të zhdukur

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në jug të Greqisë, përmbytet varka me
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Greqi pasi një varkë që transportonte emigrantë nga Libia në ishullin e Kretës u përmbyt dhe mbeti e bllokuar. Si pasojë e përmbytjes, një person mbeti i vdekur dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Roja bregdetare greke deklaroi se 51 persona u shpëtuan në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm, rreth 75 kilometra në jug të Krerës. Në operacionin për kërkimin e personave të zhdukur janë angazhuar, anije patrullimi, një helikopter dhe një dronë.

Rruga e rrezikshme përmes Mesdheut nga Libia lindore në Kretë është bërë një nga më të ngarkuarat për në Evropë për migrimin e paligjshëm, pasi numri i tyre në rrugët e tjera është shumë i ulët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese