Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Seanca maratonë për Thaçin dhe katër miqtë e tij, DATA e përafërt kur mund të çohen në qeli ose jo për bashkëpunim kundër drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Seanca maratonë për Thaçin dhe katër miqtë e tij,
Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Hajredin Kuçi, Isni Kilaj

Prej më shumë se pesë orësh, me pushime të ndërmjetme, është zhvilluar sot seanca e fundit maratonë për çështjen e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili akuzohet për “pengim drejtësie” në bashkëpunim me 4 miqtë e tij.

Palët mbrojtëse kanë kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit dhe miqve të tij, duke theksuar se provat e grumbulluara janë të paqarta dhe nuk janë aq bindëse sa të plotësohet kërkesa e prokurorëve të Hagës, që Hashim Thaçi dhe miqtë e tij të dërgohen prapa hekurave për çështjen në fjalë.

Duke qenë se seancat gjyqësore për rastin në fjalë fjalë janë drejt fundit,  dhe verdikti për të pritet më 16 shtator, pritet që gjyqtari Christopher Gosnell, sot ta mbyllë rastin gojarisht kur të mbyllen dhe fjalët përfundimtare të gjitha palëve edhe të të akuzuarve.

Pas kësaj mbeten në total rreth 90 ditë, sipas rregullores së Dhomave të Specializuara të Kosovës që të merret një vendim pastaj edhe për rastin e dytë, vendim i cili pritet të merret deri më 14 dhjetor.

Ndërkohë, prej më shumë se 5 orësh, me pushime të ndërmjetme, mbrojtjet e të akuzuarve po vazhdojnë me fjalët e tyre duke kundërshtuar provat e mbledhura përmes së cilave u kërkua dënim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Hajredin Kuçin dhe Isni Kilajn.

Kujtojmë se Prokuroria e Hagës ka kërkuar gjatë vite burg për Hashim Thaçi, 9 muaj për Hajredin Kuçin dhe tre vite për Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn. Por mbetet për t'u parë në vijim nëse gjyqtarët e çështjes do plotësojnë apo jo kërkesën e ZPS-së (Zyra e Prokurorit të Specializuar). 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese