Kontratat 1 euro/ Hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet
Qeveria ka ndryshuar rregullat për përdorimin dhe privatiz...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një qëndrim në lidhje me seancën në Gjykatën e Lartë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, që pritet të mbahet nesër.
Këlliçi thekson se Veliaj prej kohësh me skema të ndryshme ka shtyrë pafundësisht gjyqet në GJKKO. Ai nënvizon se nëse nesër lë qelinë, Veliaj do të ketë zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe pushtetin që buron prej aty në dispozicion të interesit personal, në shërbim të hallit të tij duke e vënë përballë GJKKO e SPAK.
Sipas tij, nëse Gjykata e Lartë e liron nesër Veliajn, drejtësia dhe beteja ndaj korrupsionit merr një goditje të pashembullt. Ai thotë se dëmi do të jetë i parikuperueshëm, pasi do të kemi rikonfirmim të pandëshkueshmërisë, të kontrollit politik mbi gjykatën më të rëndësishme në vend.
Këlliçi deklaron se nëse Gjykata e Lartë liron Veliajn do të japë një vendim që favorizon abuzimin me detyrën, që favorizon kryerjen e veprave të rënda penale nga korrupsioni te pastrimi i parave të pista.
“Nesër kreu i 5D pret lirinë, por a do të mbrojë Gjykata e Lartë zyrtarisht korrupsionin?!
Me 13 akuza të rënda për korrupsion, fshehje pasurie, pastrim parash, shpërdorim detyre, etj, Erjon Veliaj pret nesër të marrë lirinë nga Gjykata e Lartë.
Ai ka bërë gjithçka deri më tani për të krijuar rrethanat që të lërë qelinë e të rikthehet në zyrë. Duke krijuar krizë në bashki, në menaxhimin e shërbimeve kryesore të qytetit, duke shkarkuar ata që nuk i binden, duke lobuar me qindra mijra dollarë me zyra të shtrenja avokatie e deri me shkrime në mediat amerikane, Veliaj ka ngritur një skemë presioni për të dalë nga qelia.
Nga ana tjetër, ka në favor Sadushin e partisë, Kryetarin e Gjykatës së Lartë i cili pak kohë më parë ndryshoi praktikën gjyqësore me një vendim unifikues ku u shpreh se burgu duhet të jetë masa e fundit për të korruptuarit.
Edi Rama është shprehur së fundmi në favor të lirimit të Veliajt, duke thënë se Bashkia më e madhe është pa zot. Të mos përmendim këtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e la në detyrë, pra i la në dorë kartën kryesore që ai po përdor në këtë proces.
Arsyeja pse Erion Veliaj kërkon të lërë qelinë është e lidhur drejtpërdrejtë me gjyqin që ndërkohë ka nisur, por ai e zvarrit me mungesa e me justifikime banale.
Nëse nesër lë qelinë, Veliaj do të ketë zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe pushtetin që buron prej aty në dispozicion të interesit personal, në shërbim të hallit të tij duke e vënë përballë GJKKO e SPAK.
Nëse Gjykata e Lartë e liron nesër Veliajn, drejtësia dhe beteja ndaj korrupsionit merr një goditje të pashembullt. Dëmi do të jetë i parikuperueshëm, pasi do të kemi rikonfimim të pandëshkueshmërisë, të kontrollit politik mbi Gjykatën më të rëndësishme në vend.
Gjykata e Lartë, nëse liron Veliajn do të japë një vendim që favorizon abuzimin me detyrën, që favorizon kryerjen e veprave të rënda penale nga korrupsioni tek pastrimi i parave të pisëta. Nëse kjo ndodh, nga nesër Gjykata e Lartë kthehet zyrtarisht në notere të korrupsionit qeveritar!”, shkruan Këlliçi./ CNA
Qeveria ka ndryshuar rregullat për përdorimin dhe privatiz...
Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hi...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alban Xhelili, është em...
Gazetari Osman Stafa është kërcënuar me jetë me anë të një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje ...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 20 persona në lid...
Gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vijon të j...
Ky titull është thelbi i përgjigjes që pritet të merret ng...
Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për dosjen ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Këtë të hënë ka nisur në të gjithë vendin viti i ri shkoll...
Mëngjesi i sotëm në Tiranë ka qenë me një trafik të rëndua...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministr...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) d...
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbet...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me atë që e qua...
Këtë të diel po zhvillohet protesta qytetare kundër qeveri...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
Një alarm që ka rezuluar fals është regjistruar mëngjesin ...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politi...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh nj...
Berlini, një qytet-land me 3,9 milionë banorë, njihet për ...
Mes debateve rreth kancelarit federal Friedrich Merz, pas ...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...