Moment i vështirë për Ramos te Milan-i
Gonçalo Ramos po kalon një moment të vështirë në sulmin e ...

Nga rutina e mëngjesit dhe dashuria për natyrën, te familja, miqtë dhe ditët e lira; nga përshtypjet për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare, te tavë dheu, “avash-avash” dhe vështirësitë me fjalën “përshëndetje”. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, rrëfen në një intervistë për "fshf.org" anën e tij më personale, duke folur për jetën e përditshme dhe muajt e parë në Shqipëri.
Maran tregon çfarë pëlqen më shumë në punën e tij, si e kalon një ditë perfekte kur është i lirë, çfarë e ka impresionuar më shumë te shqiptarët dhe cilat janë vlerat që dëshiron t’ua përcjellë edhe futbollistëve të Kombëtares. Një bisedë ndryshe me trajnerin kuqezi, mes futbollit, jetës, natyrës dhe disa fjalëve të para në shqip.
– Në çfarë ore zgjoheni zakonisht?
– Herët, zakonisht rreth orës 7:00, ndoshta edhe më herët, por ky është orari i zakonshëm në të cilin zgjohem.
– Cila është gjëja e parë që bëni në mëngjes?
– Kjo është e thjeshtë. Gjëja e parë që kërkoj është një hapësirë të jashtme, çfarëdo qoftë ajo. Ose hap një dritare, dal në tarracë apo në kopsht, por gjëja e parë që bëj është të dal në një ambient të hapur.
– Në çfarë ore vini në Federatë?
– Menjëherë pas kësaj. Nuk kam një orar të përcaktuar, por pasi ha mëngjesin, nisem, bëj shëtitjen time deri këtu, arrij dhe filloj përgatitjet për këto ndeshje.
– Çfarë ju pëlqen më shumë nga puna juaj?
– Puna ime lind nga pasioni, ndaj është e qartë që, duke qenë një pasion, më pëlqen gjithçka. Gjithçka nisi që kur luaja futboll si fëmijë dhe përpiqesha të bëhesha futbollist. Pastaj ia dola dhe tani jam trajner; në këtë rast jam trajner i Kombëtares. Kjo më mbush me krenari dhe, mbi të gjitha, bëj atë që më pëlqen. Nuk ka asgjë në punën time që nuk më pëlqen.
– Si është dita juaj perfekte kur jeni i lirë?
– Siç të thashë edhe më parë, e dua shumë natyrën dhe ambientin e hapur, ndaj dua të jem gjithmonë jashtë. Varet edhe nga stina. Nëse është dimër, kërkoj vende ku ka sa më shumë borë, sepse ndoshta mund të bëj edhe ski. Shëtitjet, familja, të kaloj kohë me miqtë, janë të gjitha gjëra që më bëjnë të lumtur.
– Pas pak kohësh në Shqipëri, çfarë ju ka surprizuar më shumë?
– Në fakt, nuk do të thoja se më ka surprizuar, por ka qenë një konfirmim, një konfirmim i mëtejshëm. Më kishin folur për mikpritjen tuaj dhe ju e keni tejkaluar atë që më kishin thënë. Duhet të jem i sinqertë: ndihem si në shtëpi, më keni bërë të ndihem si miku juaj prej gjithmonë. Për mua kjo është më shumë se një cilësi; është vërtet diçka befasuese.
-Cila është gjëja më “shqiptare” që keni mësuar?
– Nuk kam një të tillë. Dua të mësoj shumë gjëra. Tani është ende herët, sepse kam mësuar diçka dhe, nëse do të thosha tani se çfarë është, ndoshta do të gënjeja. Nuk më pëlqen të gënjej; më pëlqen të them gjërat e vërteta, ato që i ndiej vërtet.
– Çfarë ju pëlqen më shumë te shqiptarët?
– Ajo që kam vlerësuar shumë gjatë këtyre muajve është vendosmëria dhe forca me të cilën i bëni gjërat. Është një vlerë shumë e madhe. Dhe është diçka që dua t’ua transmetoj edhe lojtarëve kur të vijnë, sepse kjo është ADN-ja e futbollistit dhe e popullit shqiptar.
– Keni adoptuar ndonjë zakon shqiptar?
– Jo edhe aq shumë. Po studioj për t’u afruar gjithnjë e më shumë me ju. Dalëngadalë po përpiqem të kuptoj, sepse ka shumë gjëra të bukura, shumë aspekte, edhe në territorin tuaj, që më kanë ngjallur vërtet kureshtje.
– Cila pjatë shqiptare ju ka pëlqyer më shumë?
– Tavë dheu. Po, nëse e kam shqiptuar mirë… Madje është padyshim më e mirë sesa mënyra se si e shqiptova unë! Por më ka pëlqyer shumë.
– Cila është fjala juaj e preferuar në shqip?
– Për nga tingëllimi, më pëlqen të them “avash-avash”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse më pëlqen si tingëllon fjala.
– Po ajo që e keni më të vështirë ta shqiptoni?
– Ndoshta sepse te ne është shumë e lehtë të përshëndesësh me një “Ciao”, ndërsa të përshëndesësh me “Përshëndetje” është pak më e komplikuar. Prandaj preferoj ta them në italisht, sepse është vërtet e vështirë në shqip.
Pastaj, versioni tjetër, “Çkemi?”, sipas meje është edhe më i vështirë, kështu që për të heq dorë fare.
Gonçalo Ramos po kalon një moment të vështirë në sulmin e ...
Dinamo ka bërë dy afrime të tjera, duke nënshkruar me Andi...
Një tjetër fundjavë pozitive për futbollistët shqiptarë që...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Juventusi u mposht 3-2 nga Sassuolo në transfertë, në një ...
Elbasani regjistroi fitoren e parë në Superiore, duke mpos...
Bayern Munich fitoi 2-1 në transfertë ndaj Elversberg dhe ...
Manchester City ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0 n...
Barcelona vazhdon me ecurinë perfekte në këtë fillim sezon...
Vllaznia pësoi humbjen e dytë në kampionat, duke u mundur ...
Ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë, u ndërpre për 15 minuta n...
Stefano Pioli mund të rikthehet në stol pas një viti pushi...
Kimi Antonelli ka korrur një fitore të rëndësishme në Çmim...
Sabah Kerjota pritet të jetë një nga risitë e trajnerit Ro...
Pas 28 vitesh te Interi, Piero Ausilio është pranë një kap...
Milani ka grumbulluar 8 pikë pas katër javësh kampionat, m...
Shqipëria po vijon përgatitjet për Kampionatin Europian U-...
Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj M...
Teuta mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mpos...
Milani barazoi 2-2 me Lazion, pas një ndeshje me dy tablo....
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
Një alarm që ka rezuluar fals është regjistruar mëngjesin ...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politi...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh nj...
Berlini, një qytet-land me 3,9 milionë banorë, njihet për ...
Mes debateve rreth kancelarit federal Friedrich Merz, pas ...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...