Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive
13 Shtator, 08:50
...
Politike
"Mund t’i kallëzojmë"/ Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje se morën kompetencat e Kuvendit(VIDEO)
Socialisti tha më tej se vendimi i tyre përbën një akt që mund të kallëzohet dhe sipas tij, pasi Kuvendi të kërkojë ndjesë që nuk zbatoi vendimin brenda afatit të 31 korrikut, duhet t'i kallëzojë.
14 Shtator 2026, 14:30Nga E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ashpër KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat e magjistratëve. Duke folur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Braçe tha se KLGJ dhe KLP duhet të kërkojnë falje, pasi sipas tij, morën kompetenat e Kuvendit.
Socialisti tha më tej se vendimi i tyre përbën një akt që mund të kallëzohet, ndërkohë shtoi se pasi Kuvendi të kërkojë ndjesë që nuk zbatoi vendimin brenda afatit të 31 korrikut, duhet t'i kallëzojë.
“Ata të KLP dhe KLGJ t’i kërkonin ndjesë minimalisht deputetëve të këtij komisioni, që ka atributet kushtetuese për përcaktimin e rrogave të tyre. Vendimi i tyre, jo vetëm që nuk ka pyetur për këtë, por ka marrë kompetenca të drejtpërdrejta të Kuvendit të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i kërkoi parlamentit t’ia përcaktonte rrogën. Ai akti që ata kanë bërë është edhe akt i kallëzueshëm. Kallëzimi që ata kanë bërë për drejtuesit e thesarit të Shqipërisë është i paprecedentë, akt vetëgjyqësie i pandodhur në këtë vend. Ky Kuvend, pasi të kërkojë ndjesë pse nuk ka zbatuar vendimin para datës 31 korrik, t’i kallëzonte ata”, tha Braçe./Dosja.al