LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi politik në Kosovë/ Hasani: Kuvendi është konstituuar në shkelje të Kushtetutës

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani thotë se pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme dhe të pezullojë veprimtarinë e Kuvendit deri në shqyrtimin përfundimtar të rastit. Në një skenar të tillë, sipas tij, Kuvendi nuk do të mund të mblidhej, ndërsa fati i Qeverisë së sapozgjedhur do të mbetej pezull.

14 Shtator 2026, 15:30 Nga G.M
Ngërçi politik në Kosovë/ Hasani: Kuvendi është
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe një vendim që do ta konstatonte këtë, do të mund ta vinte në pikëpyetje edhe zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4, thotë Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani thotë se pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme dhe të pezullojë veprimtarinë e Kuvendit deri në shqyrtimin përfundimtar të rastit. Në një skenar të tillë, sipas tij, Kuvendi nuk do të mund të mblidhej, ndërsa fati i Qeverisë së sapozgjedhur do të mbetej pezull.

Komentet vijnë në ditën kur Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga Gjykata Kushtetuese e vendit të vendosë masë të përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit më 13 shtator. Ish-kreu i Kushtetueses paralajmëron se kriza mund të prekë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit, të cilin, në rrethanat aktuale, e konsideron “komprometues” për vendin.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hasani, Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar të dielën, pa zgjedhjen e nënkryetarit që i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Si e vlerësoni këtë proces nga pikëpamja kushtetuese?

Enver Hasani: Konstituimi i Kuvendit të dielën nuk ka ndjekur asnjë rrugë kushtetuese të përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në veçanti me nenin 67 të saj, me nenin 12 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese që i kanë interpretuar këto dispozita në të kaluarën.

Radio Evropa e Lirë: Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik” dhe u thirr në një aktgjykim të mëhershëm të Kushtetueses. Cili është komenti i juaj?

Enver Hasani: Konstatimi i zonjës Haxhiu është fund e krye arbitrar, për shkak se ajo nuk mund të provojë se nga partia e dytë më e madhe politike ka pasur sabotim dhe heqje dorë nga ushtrimi i një të drejte kushtetuese.

Se kur mund të konsiderohet se ka ndodhur një sabotim dhe, për pasojë, mosushtrim i së drejtës kushtetuese për të propozuar kandidatin për nënkryetar, është përcaktuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Arsyetimi për tërheqjen e kandidatit të partisë së dytë më të madhe për nënkryetar të Kuvendit duhet të vlerësohet në kontekstin e gjendjes së stërzgjatur jokushtetuese, të krijuar nga zonja Haxhiu dhe, para saj, nga zoti [kryesuesi i seancës konstituive Avni] Dehari, gjatë tërë procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Masa e përkohshme dhe pasojat për Kuvendin

Radio Evropa e Lirë: PDK-ja e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe ka kërkuar edhe masë të përkohshme. Çfarë mund të vendosë Gjykata në këtë fazë?

Enver Hasani: Marrë parasysh faktin se në aktgjykimin e saj lidhur me kandidatin serb për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar çështjet relevante, përfshirë edhe situatën kur një forcë politike nuk e ushtron të drejtën e saj kushtetuese në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, është e pritshme që Gjykata të vendosë masë të përkohshme dhe, më pas, të vendosë për meritat e rastit.

Nuk do të ishte profesionale që Gjykata, tani kur çështja është e qartë, të lejonte funksionimin e Kuvendit të Kosovës, i cili, sipas këtyre parametrave kushtetues, është konstituuar në shkelje të Kushtetutës. Gjykata e ka bërë këtë edhe herën e kaluar, kur Kuvendi i Kosovës, në mënyrë jokushtetuese, e konsideroi veten të konstituuar dhe vendi më pas shkoi në zgjedhje.

Tani që situata është sqaruar përmes aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit nuk do të duhej të lejonte që gjendja jokushtetuese të vazhdonte më tej. Kjo është veçanërisht e rëndësishme edhe për faktin se, sipas të gjithë parametrave kushtetues, situata aktuale ka dalë jashtë binarëve normalë kushtetues dhe mund të ndikojë edhe në një votim eventual për presidentin e Republikës.

Është e sigurt se gjendja jokushtetuese e krijuar në Kuvend prodhon pasoja nga dita e dhënies së betimit të deputetëve e deri te vendimi për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4.

Radio Evropa e Lirë: Nëse Gjykata e shpall jokushtetues konstituimin e Kuvendit, çfarë pasojash do të kishin vendimet e marra ndërkohë, përfshirë zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës?

Enver Hasani: Sipas rregullit, nëse Gjykata Kushtetuese shpall jokushtetues konstituimin e Kuvendit të Kosovës - diçka që vështirë se mund të mos ndodhë, marrë parasysh atë që thashë më sipër dhe standardet kushtetuese që vetë Gjykata i ka përcaktuar - atëherë ajo duhet të konstatojë edhe jokushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4 dhe ta rikthejë gjendjen në afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është kështu për dy arsye. E para, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh nuk prodhon si pasojë juridike automatike shkuarjen e vendit në zgjedhje. E dyta, Qeveria Kurti 4 është zgjedhur në votimin e parë, kështu që jokushtetutshmëria eventuale e këtij votimi nuk prek rundin e dytë të procedurës për zgjedhjen e Qeverisë, pas dështimit të të cilit vendi shkon në zgjedhje në përputhje me procedurën kushtetuese të nenit 95 dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka rrëzuar Qeverinë Hoti.

Zgjedhja e presidentit “do të ishte komprometuese”

Radio Evropa e Lirë: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për bashkëpunim për zgjedhjen e presidentit. Sa e mundshme është zgjedhja e presidentit në rrethanat aktuale?

Enver Hasani: Në aspektin politik, mësa duket, nuk ekzistojnë numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Kurti në vazhdimësi po ushtron presion mbi opozitën, me tone të qarta shantazhi, se vendi mund të shkojë në zgjedhje. As kjo, mësa duket, nuk po pi ujë, meqë vendi lehtësisht mund të shkojë në zgjedhje, pavarësisht pozitës jo të favorshme të opozitës. Kjo gjendje është, siç thotë populli: ‘I laguri për shi nuk ka dert’.

A mund të fajësohen gjashtë deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?

Në aspektin juridik-kushtetues, nuk besoj se as vetë Lidhja Demokratike e Kosovës ndihet komode me kandidatin e vet, por as vetë kandidati i propozuar, marrë parasysh shkallën e lartë të gjendjes jashtëkushtetuese në të cilën është futur vendi.

Për mendimin tim, çdo zgjedhje e presidentit të Republikës në këto rrethana do të ishte mjaft komprometuese për vendin dhe për ata që kontribuojnë në një proces të tillë. Gjërat, me procesin jashtëkushtetues në të cilin është zhytur vendi, kanë shkuar shumë larg.

Zgjedhjet eventuale, më 27 dhjetor

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin dhe a mund të çojë kjo në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja?

Enver Hasani: Nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos masë të përkohshme, atëherë vendi shkon në zgjedhje pas 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, të dielën, më 13 shtator. Këtë afat e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese dhe, siç duket, këtë afat po e respekton edhe zoti Kurti, sepse dështimi i zgjedhjes do ta çonte vendin në zgjedhje më 27 dhjetor 2026.

Në një rast të tillë, Gjykata do t’i çonte duart nga mundësia për ta rikthyer gjendjen jashtëkushtetuese në binarët kushtetues dhe, për mendimin tim, do të bënte gabim. Sipas çdo standardi profesional që vetë Gjykata e ka krijuar përmes aktgjykimeve të vitit të fundit, ajo duhet të pezullojë çdo veprimtari të Kuvendit dhe të organeve të dala prej tij deri në vendosjen meritore për këtë rast.

Radio Evropa e Lirë: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme, çfarë pasojash do të ketë kjo për procesin e konstituimit të Kuvendit, por edhe për proceset tjera eventuale?

Enver Hasani: Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme, atëherë Kuvendi nuk mund të mblidhet, ndërsa Qeveria dhe fati i saj mbeten pezull.

Më pas, me vendimin përfundimtar, Gjykata menaxhon pasojat juridike të çdo vendimi eventual të marrë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Ngërç i ri që “lehtësisht mund të shndërrohet në konflikt shoqëror”

Radio Evropa e Lirë: Me zhvillimet aktuale, a jemi para një ngërçi të ri institucional dhe sa reale janë zgjedhjet e parakohshme?

Enver Hasani: Pa asnjë dyshim, jemi para një ngërçi të ri institucional, i cili, për dallim nga ngërçet e mëparshme, mund të shndërrohet lehtësisht në një konflikt shoqëror me përmasa të paparashikueshme.

Kjo për faktin se pushteti i zotit Kurti nuk po tregon asnjë fleksibilitet për respektimin dhe kanalizimin, përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore, të vullnetit politik të më shumë se gjysmës së popullit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Nëse vendi shkon në zgjedhje, a ka pengesa kushtetuese ose juridike për mbajtjen e tyre?

Enver Hasani: Pra, nuk bëhet më fjalë vetëm për jokushtetutshmëri apo kundërkushtetutshmëri, por për një gjendje jashtëkushtetuese, për një kaos të organizuar institucional, në të cilin lideri dhe vullneti i tij janë supremë, e jo normat kushtetuese dhe ligjore.

Shkeljet e Kushtetutës, pa ndëshkim

Radio Evropa e Lirë: A mund të sjellë Gjykata Kushtetuese qartësi për krizën aktuale, apo vendimet e saj mund të hapin edhe dilema të reja kushtetuese?

Enver Hasani: Gjykata Kushtetuese gjithmonë ka sjellë qartësi kushtetuese për ata që nuk kanë pasur qëllime malicioze. Ata që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë qëllime të tilla, gjithmonë do të gjejnë arsye për të abuzuar me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Aktualisht, ta zëmë, zonja Haxhiu citon, në mbështetje të konstituimit arbitrar të Kuvendit, një paragraf të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. I njëjti aktgjykim, më lart, në paragrafin 162, përcakton qartë se së pari zgjidhet presidenti dhe pastaj Qeveria. Njësoj është edhe me afatin prej 60 ditësh, i cili zotit Kurti po i pëlqen për shkak të datës 27 dhjetor 2026, kur vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

E njëjta qasje vërehet edhe ndaj afatit 30-ditor, të cilin Kurti po e trajton si një afat që mund të shkelet, me arsyetimin se Kushtetuta e Kosovës nuk përcakton një pasojë juridike të drejtpërdrejtë për shkeljen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, ndonëse Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë në aktgjykimin e fundit se Kuvendi duhet të konstituohet brenda këtij afati.

Radio Evropa e Lirë: Pse ndodh kjo?

Enver Hasani: Sepse nuk ekziston një vepër e posaçme penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sikur të ekzistonte një vepër e tillë, jam i sigurt se Kurti do të sillej ndryshe. Shkurt, deri këtu nuk shoh asnjë bazë për ta fajësuar Gjykatën Kushtetuese./REL

enver hasani kosova rel

Sondazh

Poll

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar