Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi! Zbulohen pajisje wireless dhe alkool

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi! Zbulohen pajisje wireless dhe alkool

14:58, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një kontroll në burgun e Bradasheshit i urdhëruar nga SPAK, ka zbuluar alkool dhe pajisje përhapje të internetit në ambientet e kuzhinës ku frekuentohet nga të paraburgosurit dhe të dënuarit.

Sendet e paligjshme janë zbuluar të shtunën, e 12 shtatorit, informon gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj. 

Kontrollet janë bërë me urdhër nga prokurorët që hetojnë dosjen e AKSHI-t.

Burime bëjnë me dije se objekt i dyshimeve ka qenë Ergys Agasi që mbahet në paraburgimin e Bradasheshit, por nuk ka të dhëna përfundimtare nëse sendet lidhen ose jo me këtë subjekt apo të burgosur të tjerë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco