web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liga e Kombeve, zbulohet plani i Maran për Shqipërinë

14 Shtator 2026, 15:39, Sport CNA

Liga e Kombeve, zbulohet plani i Maran për Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ronaldo Maran, do të publikojë të premten, më 18 shtator, listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Pritet të shihet nëse italiani do të sjellë ndryshime të rëndësishme në skuadër apo do të ruajë boshtin e ekipit.

Dëmtimet e Thomas Strakoshës dhe Arlind Ajetit, si dhe pasiguria për Marash Kumbullën dhe Juljan Shehun, mund të ndikojnë në zgjedhjet e trajnerit.

Elseid Hysaj po stërvitet me Vllazninë, ndërsa është ende në pritje të një skuadre të re. Kjo situatë mund të rikthejë në Kombëtare Ivan Balliun.

Po më 18 shtator, Maran do të zhvillojë edhe konferencën e parë për shtyp përpara ndeshjeve të radhës.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë këtë fundjavë, ndërsa seanca e parë zyrtare është programuar për të hënën, më 21 shtator.

Shqipëria do ta nisë Ligën e Kombeve më 26 shtator ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”, ndërsa më 6 tetor do të përballet me San Marinon.





Lajmet e fundit nga