100 milionë euro klauzolë, Barcelona blindon talentin spanjoll
Barcelona ka nisur lëvizjet për rinovimin e kontratës së mbrojtësit spanjoll Gerard Martín, të cilin tashmë e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit të klubit për vitet e ardhshme.
Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona synon t’ia zgjasë kontratën Martinit, e cila aktualisht skadon në verën e vitit 2028, ndërsa klauzola e lirimit pritet të rritet në 100 milionë euro. Klubi gjithashtu planifikon t’i përmirësojë pagën, si shpërblim për zhvillimin dhe paraqitjet e tij të fundit.
Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se Barcelona ka zhvilluar kontaktet e para me lojtarin dhe agjentin e tij. Bisedimet ende nuk kanë kaluar në fazën e takimeve zyrtare, por të dyja palët janë të interesuara për vazhdimin e bashkëpunimit.
Martín ka fituar më shumë hapësirë në skuadër nën drejtimin e Hansi Flick, i cili beson në aftësitë e tij. Për këtë arsye, Barcelona dëshiron ta blindojë mbrojtësin dhe ta shohë atë si një nga pjesët e rëndësishme të së ardhmes së ekipit.
Rrëfimi i trajnerit Maran: Ndihem si në shtëpi, shqiptarët kanë një vendosmëri që dua t’ua transmetoj lojtarëve
Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare ish-portieri, Ludek Miklosko
VAR pranon gabimin në derbin Manchester United-City: Goli i Haalandit duhej rishikuar
- 15:39 Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE
- 15:32 I kritikuar prej vitesh, Hungaria ndryshon ligjin për mbrojtjen e fëmijëve
- 15:32 Finlanda do t’i bashkohet mbrojtjes bërthamore të Macronit
- 15:22 Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i “dëshpëruar” është Putini
- 15:16 Apeli i GJKKO pranon kërkesën e Metës, s’do qëndrojë më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore
- 14:45 Danimarka: Shpresojmë për një rrugë paqësore përpara me SHBA-në për Arktikun dhe Groenlandën