14 Shtator 2026, 15:41
Nga E. D
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij në Facebook. Në mesazhin kërcënues shkruhet: “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”.
Sipas dëshmisë së gazetarit, kërcënimi dyshohet se lidhet me një material filmik të realizuar dhe publikuar prej tij gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Parlamentit. Në këtë material, Stafa kishte dokumentuar veprimet e disa personave civilë gjatë ndalimit dhe arrestimit të një protestuesi.
Lidhur me rastin, Policia thotë se mesazhi dyshohet se është dërguar nga një llogari e falsifikuar. Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Kanosja”. Hetimet po vijojnë në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.
Njoftimi i Policisë:
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas kallëzimit të shtetasit O. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se ka marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese në llogarinë e tij në një rrjet social.
Mesazhi dyshohet se është dërguar nga një llogari e falsifikuar. Në kuadër të veprimeve hetimore po punohet për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga nenet 186/a, 121/a dhe 84 të Kodit Penal.
Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve dhe, në veçanti, sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e detyrës së tyre, duke reaguar ndaj çdo forme kërcënimi, intimidimi apo presioni që cenon sigurinë dhe lirinë e tyre për të ushtruar profesionin./Dosja.al
osman stafa
Aktualitet
14 Shtator 2026, 14:53
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Një kontroll blic është urdhëruar nga SPAK, për kontrolle të imtësishme në paraburgimi...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 14:34
E.d
Pamje
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita ka pezulluar nga detyra efektivin e policië, i...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 13:41
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor dytësor që lidh Fierin me Mallakastrën, në vendin e quajt...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 13:10
E.d
Shkolla
DEVOLL- Viti i ri shkollor 2026-2027 është shoqëruar jo vetëm me ulje të numrit të nxënësve, por ...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:59
I.A
Kontenieret
DURRËS- 41 kg e 350 gramë kokainë janë kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve ...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:03
E.d
Foto ilustruse
PEQIN- Një aksident tragjik ka ndodhur në Peqin, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një ...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:08
I.A
Zegjine Çaushi
ROSKOVEC- Daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi është arrestuar pasi ka plagosur me drapër ish-v...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:00
I.A
Luxair
29 Mars 2027 do të shënojë nisjen e fluturimeve dy herë në javë midis Tiranës dhe Luksemburgut, përkatë...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 11:36
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje drejtuesve politikë për bashkëpunim në zgjedh...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 11:28
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Policia ka bëre me dije se pas protestës së qytetarëve te Zogi i Zi, janë proceduar penalisht 20 pjes&e...