Mbipopullimi në shkollat e Tiranës/ Lamaj: Investime të pabarabarta në arsim, po shpopullohen periferitë

15:30, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me nisjen e vitit të ri shkollor ka dalë në pah një krizë e thellë dhe një pabarazi ekstreme në sistemin arsimor shqiptar.

Ndërsa shkollat e zonave rurale dhe periferike po mbyllen ose po bashkojnë klasat për shkak të mungesës së nxënësve, institucionet arsimore në qendrat urbane po përballen me një mbipopullim të paprecedentë, duke e kthyer procesin mësimor në një sfidë të vërtetë për cilësinë.

Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, Alma Lamaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit tha se mbipopullim nuk i shërben as nxënësve, as mësuesve dhe zhduk plotësisht thelbin e cilësisë në mësimdhënie.

Sipas saj, arsyeja kryesore pas këtij kaosi lidhet drejtpërdrejt me investimet e pabarabarta në infrastrukturën shkollore, ku prindërit po braktisin shkollat periferike, të cilat prej vitesh ofrojnë më pak mundësi dhe kushte, duke kërkuar më të mirën për fëmijët e tyre në zonat urbane.

Nga ana tjetër, theksoi Lamaj, periferitë dhe zonat rurale po përjetojnë braktisje masive si pasojë e emigracionit, rënies së lindshmërisë dhe lëvizjeve demografike drejt qyteteve të mëdha.

 Më bën përshtypje, është pak të thuash. Unë jam shumë e shqetësuar me situatat që ndodhin, por kemi një panoramë të ndryshme në fakt në periferi dhe në qendër. Po kjo nuk ndodh vetëm në Tiranë. Pa dyshim s'kanë faj në një farë mënyre, sepse secili prind kërkon më të mirën për fëmijën e vet apo jo? Pra, kemi një problem, tani të kthehemi te shkaku. Ne kemi investime të pabarabarta në arsim. Dhe prindërit me të drejtë kërkojnë t'i regjistrojnë fëmijët pranë shkollave që në fakt u bë disa vite që po trajtohen si shkolla më të mira, dhe në periferi si shkolla më pak të mira, ose shkolla që ofrojnë më shumë mundësi dhe shkolla që ofrojnë më pak mundësi.

Këtu flasim për investime infrastrukturore që i bëhen shkollave. Pra kur them s'ka investime të barabarta, ky është fakt, që një shkollë që ndodhet në mes ose në qendër të Tiranës me një shkollë që ndodhet në periferi të Tiranës apo në qarkun e Tiranës. Këto gjëra kanë sjellë problematika edhe këtu, pra dhe në mes të Tiranës ne kemi probleme. Unë sot po përballem me shkollën "Kosova", nga klasa e parë në klasën e nëntë i kemi 38 fëmijë në klasë të parë, në klasë të nëntë, pra një klasë me 38 nxënës. Ka rëndësi cilësia. Kujt i shërben? I shërben nxënësve? Jo. I shërben mësuesve? Jo. I shërben cilësisë? Jo. Atëherë përse i mbipopullojmë disa shkolla? Kemi "Gustav Mayer", po kështu numri është shumë i madh në klasa. Kemi klasat e dhjeta në katër gjimnazet e qendrës të Tiranës, po kështu është situata. Po jo vetëm thashë në Tiranë.

Jo më pak larg se mbrëmë, zonja që përfaqëson Sarandën më tha të njëjtën situatë edhe në qytetin e tyre. Që ne kemi vite që e themi, po mungojnë nxënësit, po rinia po largohet. Ndërkohë jemi dhe përballë këtij fenomeni ku ne na transferohet lëvizja, pra përqendrohet kërkesa për t'i mësuar fëmijët pranë shkollave të cilat tashmë le t'i themi quhen "elitë", dhe shkolla më pak të investuara në periferi të secilit qytet. Patjetër që është shqetësim dhe ajo që u vu re në muajt e fundit, pra po flasim në muajin gusht, një udhëzim që bëri disa ndryshime të udhëzimit për menaxhimin e normave të punës mësimore dhe numrit të nxënësve në klasa. Ky është udhëzimi numër 16 që i përket gushtit të 2024-ës, bëri disa ndryshime të udhëzimit 14 që i përket 2023-shit. Ky udhëzim në fakt nuk prodhoi cilësi, po prodhoi një mënyrë për të menaxhuar nxënësit dhe shkollat në zonat rurale.

Ky udhëzim në fakt, unë i kam sjellë edhe se kemi bërë edhe një analizë. Atëherë ne jemi në një situatë ku në fakt po menaxhojmë shkollat është ulur numri i nxënësve për shkollën që menaxhojnë drejtuesit, po flasim në shkollat periferike. Është ulur numri i nxënësve në klasat e bashkuara. Pra tashmë do të kemi tre klasa të bashkuara që do të jenë, jo nga e para në të pestën në një klasë nxënësit, por duke ulur numrin e nxënësve, 11 është pragu, do të kemi domethënë klasa të bashkuara me numër 11 deri në 30, mos gaboj se me shifrat dua të jem korrekte. Klasat e bashkuara bëhet fjalë për nga e para në të dymbëdhjetën krijohen klasat e bashkuara, po kryesisht në këto momente ne jemi te klasat 1-9. Tani udhëzimi solli ndryshime se si të menaxhohet kjo situatë. Pra udhëzimi solli këtë mënyrë përmirësimi duke ulur numrin, pra po themi 21-30 nxënës do të organizohen në tre klasa. Pra 21 nxënës, klasa e parë, e dytë, e tretë në një shkollë të periferisë, në një shkollë fshati, rurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco