Statistikat e frikshme! Cristian Shpendi po kthehet në makth për mbrojtjet italiane në “Serinë B”

Cristian Shpendi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në “Serinë B”.
Sulmuesi shqiptar i Cesena-s po tregon një formë të jashtëzakonshme dhe është kthyer menjëherë në protagonistin kryesor të skuadrës. Në 4 ndeshje të “Serisë B” 2026/27, Shpendi ka realizuar 5 gola në 4 ndeshje.
Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë i Cesena-s në kampionat.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në disa prej ndeshjeve të para të sezonit.
Ai shënoi ndaj Sampdorias, Virtus Entellës dhe Mantovës, ndërsa në përballjen e fundit ndaj Cremoneses realizoi dy gola, duke qenë vendimtar për Cesena-n.
Përveç 5 golave, Shpendi ka regjistruar edhe 7 goditje dhe 2 pasime kyçe në kampionat. Kjo tregon se shqiptari po shfrytëzon në mënyrë të jashtëzakonshme rastet që po i krijohen.
Me këtë ritëm, Cristian Shpendi po jep sinjale të qarta se ky mund të jetë sezoni i tij i shpërthimit në futbollin italian. Pas 12 golave në Serie B sezonin e kaluar, sulmuesi 23-vjeçar duket gati për të vendosur një tjetër objektiv personal dhe për të qenë një nga emrat kryesorë të kampionatit.
5 gola në 4 ndeshje. 334 minuta. Golashënuesi i Cesena-s. Shpendi e ka nisur sezonin e ri me marshin e pestë.




