AKTUALITET /

Pas skandalit të vjedhjes së 69 mln lekëve nga pensionet, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Postës së Durrësit

Filiali i Postës së Durrësit u përfshi nga një skandal financiar për të cilin u akuzuan drejtoresha Elizabeta Mataj, shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.

Shkruar nga Versus

Pas skandalit të vjedhjes së 69 mln lekëve nga pensionet,

Ish-deputeti i PS Alban Xhelili është emëruar drejtori i Postës së Durrësit. Ky emërim vjen pas skandalit të vjedhjes së 69 milionë lekëve të rinj nga pensionet e të moshuarve të qytetit bregdetar.

Me profesion ekspert kontabël i miratuar, Xhelili vihet në drejtimin e Postës në një moment, kur institucioni që ofron një gamë të madhe shërbimesh përballet me vështirësi përsa i përket likujditeteve për shpërndarjen e pensioneve, ndihmës ekonomike etj.

Në muajin korrik, filiali i Postës së Durrësit u përfshi nga një skandal financiar për të cilin u akuzuan drejtoresha Elizabeta Mataj, shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.

Hetimet për zbardhjen e përgjegjësisë për këtë skandal vijojnë, ndërkohë që ish-drejtoresha Mataj është në burg, ndërsa për dy punonjëset e tjera të Postës gjykatat kanë dhënë masë më të lehtë sigurie “Arrest në shtëpi”./Versus.al

Poll