
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa.
Përmes një reagimi, SafeJournalist u bën thirrje autoriteteve të identifikojnë autorin dhe të përcaktojnë nëse kërcënimi lidhet me punën e tij gazetareske. Po ashtu u bëhet thirrje autoriteteve të marrin të gjitha masat për garantimin e sigurisë së tij.
Në reagim thuhet se ky nuk është incidenti i parë serioz që përfshin Osman Stafën, ndërsa theksohet se përsëritja e kërcënimeve dhe rasteve të intimidimit të raportuara nga gazetari e bën edhe më urgjente nevojën për një reagim institucional të besueshëm dhe efektiv.
Stafa ka paraqitur kallëzim penal ditën e sotme dhe sipas deklarimit të tij në polici, më 8 shtator ai kishte filmuar dhe publikuar pamje nga një protestë pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku shfaqeshin katër persona me veshje civile gjatë ndalimit të një protestuesi.
Reagimi i plotë:
Rrjeti SafeJournalists dënon fuqishëm kërcënimin e drejtpërdrejtë me vdekje ndaj gazetarit të News24, Osman Stafa, dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të identifikojnë urgjentisht personin përgjegjës, të përcaktojnë nëse kërcënimi lidhet me punën e tij gazetareske dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së tij.
Më 14 shtator 2026, Stafa paraqiti kallëzim penal pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Shtetit, pasi kishte marrë përmes Facebook Messenger një kërcënim të drejtpërdrejtë me vdekje. Në mesazh kërcënohej se do të gjendej dhe vritej, ndërsa bëhej referencë edhe ndaj pamjeve që ai kishte publikuar së fundmi.
Sipas deklarimit të Stafës në polici, më 8 shtator ai kishte filmuar dhe publikuar pamje nga një protestë pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku shfaqeshin katër persona me veshje civile gjatë ndalimit të një protestuesi. Nisur nga përmbajtja dhe koha e dërgimit të mesazhit kërcënues, Stafa vlerëson se kërcënimi mund të lidhet me publikimin e këtyre pamjeve.
Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve kompetente të prokurorisë të zhvillojnë një hetim të shpejtë, të plotë dhe efektiv. Provat digjitale përkatëse duhet të sigurohen pa vonesë, duhet të identifikohet personi që qëndron pas llogarisë dhe të hetohet plotësisht çdo lidhje e mundshme ndërmjet kërcënimit dhe punës gazetareske të Stafës. Autoritetet duhet gjithashtu të vlerësojnë nivelin e rrezikut ndaj gazetarit dhe, kur është e nevojshme, të marrin masat e duhura për mbrojtjen e tij.
Rrjeti kujton se ky nuk është incidenti i parë serioz që përfshin Osman Stafën. Në dhjetor 2025, SafeJournalists dënoi një mesazh kërcënues të dërguar ndaj tij pas raportimeve mbi kushtet në Spitalin Onkologjik në Tiranë dhe kërkoi një hetim të shpejtë dhe efektiv. Në qershor 2026, Rrjeti reagoi gjithashtu ndaj një incidenti të raportuar me fyerje verbale dhe intimidim fizik ndaj Stafës pas një proteste qytetare në Tiranë.
Përsëritja e kërcënimeve dhe rasteve të intimidimit të raportuara nga Osman Stafa e bën edhe më urgjente nevojën për një reagim institucional të besueshëm dhe efektiv. Kërcënimi i fundit duhet të hetohet bazuar në faktet konkrete të rastit, ndërsa incidentet e mëparshme duhet të merren në konsideratë gjatë vlerësimit të nivelit të rrezikut dhe të masave mbrojtëse që mund të nevojiten.
Kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve mund të kenë pasoja serioze dekurajuese mbi raportimin dhe ushtrimin e rolit mbikëqyrës të medias në interes të publikut. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë nga protestat, të dokumentojnë veprimet e autoriteteve publike dhe aktorëve të tjerë dhe të raportojnë për çështje me interes publik pa frikën e kërcënimeve, intimidimit apo hakmarrjes.
Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritet të plotë me Osman Stafën dhe do të vazhdojë ta ndjekë nga afër rastin, përfshirë reagimin dhe veprimet e autoriteteve kompetente.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 14 shtator 2026
Rrjeti SafeJournalists
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Bosnjë-Hercegovinës
Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Medias e Malit të Zi. /CNA
Kontrolle blic janë kryer në paraburgimin e Bradasheshit, ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbaj...
Qeveria ka ndryshuar rregullat për përdorimin dhe privatiz...
Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hi...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alban Xhelili, është em...
Gazetari Osman Stafa është kërcënuar me jetë me anë të një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje ...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 20 persona në lid...
Gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vijon të j...
Ky titull është thelbi i përgjigjes që pritet të merret ng...
Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për dosjen ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Këtë të hënë ka nisur në të gjithë vendin viti i ri shkoll...
Mëngjesi i sotëm në Tiranë ka qenë me një trafik të rëndua...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministr...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) d...
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbet...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë...
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër p...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
Një alarm që ka rezuluar fals është regjistruar mëngjesin ...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politi...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh nj...
Berlini, një qytet-land me 3,9 milionë banorë, njihet për ...
Mes debateve rreth kancelarit federal Friedrich Merz, pas ...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...