LIVE UPDATES
Bota

Pak pasi kaluan ish-kryeministri britanik dhe disa zyrtarë evropianë, droni rus godet trenin pranë kufirit Ukrainë-Poloni

Sulmi goditi lokomotivën e trenit, ndërsa autoritetet ukrainase thanë se nuk pati viktima dhe se pasagjerët ishin evakuuar. Sipas kompanisë shtetërore hekurudhore Ukrzaliznytsia, urdhri për evakuimin ishte dhënë vetëm rreth 15 minuta para goditjes.

14 Shtator 2026, 16:12 Nga E. D

Pak pasi kaluan ish-kryeministri britanik dhe disa zyrtarë evropianë,

UKRAINË- Një dron rus ka goditur një tren pasagjerësh pranë pikës kufitare Yahodyn, vetëm rreth 2 kilometra nga kufiri me Poloninë, në një incident që ka ngritur shqetësime të reja për përshkallëzimin e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës hekurudhore të Ukrainës. Sulmi goditi lokomotivën e trenit, ndërsa autoritetet ukrainase thanë se nuk pati viktima dhe se pasagjerët ishin evakuuar. Sipas kompanisë shtetërore hekurudhore Ukrzaliznytsia, urdhri për evakuimin ishte dhënë vetëm rreth 15 minuta para goditjes.

Incidenti merr një rëndësi të veçantë pasi një tren tjetër, me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson dhe zyrtarë të lartë evropianë të sigurisë, kishte kaluar në të njëjtën linjë pak kohë përpara sulmit. Profesoresha Katarzyna Pisarska, kryetare e Forumit të Sigurisë së Varshavës, tha për BBC se ishte në të njëjtin vagon me Johnson dhe Jonathan Powell dhe se sulmi ndodhi rreth 30 minuta pasi treni i tyre kishte kaluar kufirin polak.

Edhe ish-kryeministri suedez Carl Bildt ndodhej në një nga trenat që po ktheheshin nga Kievi. Pasagjerëve iu kërkua fillimisht të përgatiteshin për evakuim, por treni vijoi më pas drejt Polonisë. Ish-shefi i CIA-s David Petraeus, i cili ndodhej në stacionin Yahodyn në një tjetër tren në momentin e sulmit, e përshkroi incidentin si të tmerrshëm.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se kishte goditur infrastrukturën hekurudhore në Ukrainën perëndimore. Ndërkohë, Ukrzaliznytsia tha se objektivi i dronit mund të ketë qenë treni diplomatik, duke e lidhur këtë dyshim me faktin se ai kishte ndryshuar orarin e nisjes për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ruse.

Pas sulmit reagoi edhe Boris Johnson, i cili kritikoi ashpër Vladimir Putinin dhe bëri thirrje për më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën. Ai e cilësoi sulmin si shembull të sulmeve që ukrainasit përballojnë çdo ditë dhe kërkoi që aleatët e Kievit të sigurojnë urgjentisht sistemet dhe raketat interceptuese të nevojshme.

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se sulmi pranë kufirit me Poloninë tregonte se terrori i Putin po afrohej drejtpërdrejt te kufijtë e BE-së dhe NATO-s. Në Poloni, kryeministri Donald Tusk thirri një takim urgjent, duke paralajmëruar se veprimet ruse po afrohen gjithnjë e më shumë me territorin polak.

Nga ana tjetër, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se Rusia mund të jetë duke u përpjekur të frikësojë vendet perëndimore. Sipas saj, përgjigjja duhet të jetë e kundërta: Perëndimi duhet të tregojë se vazhdon të mbështesë Ukrainën dhe se nuk ka frikë. Ndërsa, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ushtria ruse ka kryer dhe do të vazhdojë të kryejë operacione në të gjithë territorin ukrainas.

Incidenti në Yahodyn vjen në një periudhë kur sulmet ruse ndaj infrastrukturës ukrainase janë intensifikuar. Ukraina raportoi se gjatë natës u lëshuan 108 dronë rusë, nga të cilët 85 u rrëzuan. Në sulme të tjera të fundit janë goditur pika kufitare, trena pasagjerësh dhe depo hekurudhore. Rrjeti hekurudhor mbetet jetik për Ukrainën, pasi transporti ajror civil është pezulluar që nga pushtimi i plotë rus në vitin 2022. Ndërkohë, Moska ka akuzuar edhe Ukrainën për sulme ndaj trenave dhe infrastrukturës në territorin rus./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan