• Kontakt
Monday, September 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

16:31 : 14/09/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE

Nafta kërcen në 229 lekë, benzina në 219 lekë për litër, një ditë pas deklaratës së qeverisë për fundin e Bordit të Transparencës. Ekspertët ngrenë dyshime për mënyrën e formimit të çmimeve dhe kërkojnë transparencë mbi koston reale të karburanteve. Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rrisin presionin për shtrenjtim të mëtejshëm, importet dhe konsumi i karburanteve vijojnë në nivele të larta.

“Duke qenë se konflikti në Lindjen e Mesme, duket sikur do zgjasë, Bordi i Transparencës është mekanizëm për periudhë afatshkurtër. Edhe FMN na ka këshilluar që ndërhyrje të tilla të jenë të përkohshme”, deklaroi të premten e 11 shtatorit ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj.

Në më pak se 24 orë nga kjo deklaratë, çmimi i naftës u rrit me 10 lekë duke kërcyer në 229 lekë për litër. Me 14 lekë është shtrenjtuar benzina e cila po tregtohet për mesatarisht 2019 lekë për litër.

“Indikacion i fortë i spekulimit me çmimet. Me qeverinë që zhbëri Bordin e Transparencës dhe trupat inspektuese, përcaktimi i çmimit ka mbetur vetëm në dorë të operatorëve në tregun e karburanteve. Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur duart prej kohësh në këtë drejtim. Pra, sot konsumatori është përballë një tregu ku mekanizmi i kontrollit është dobësuar dhe askush nuk mund të thotë me siguri nëse rritja që shohim në pompë reflekton realisht koston e importit”, deklaroi Sherefedin Shehu, ish zv/ministër i Financave.

Lexo edhe:

Nafta rritet mbi 108 dollarë pas sulmit në Hormuz dhe gazsjellësit në Arabi

SHBA nis takimet e G20-ës në Houston për “bollëkun e energjisë” mes krizës globale të karburanteve

Me qeverinë që zhbëri Bordin e Transparencës dhe trupat inspektuese, përcaktimi i çmimi ka mbetur vetëm në dorë të operatorëve në tregun e karburanteve. Autoritetit i Konkurrencës “ka ngritur duart” prej kohësh në kë drejtim.

“Tregtarët nuk shesin sot naftën që blejnë sot. Ka një kohë të caktuar midis momentit kur produkti blihet, kur mbërrin në Shqipëri dhe kur hidhet në treg. Për këtë arsye, lëvizja e menjëhershme e çmimit në pikat e shitjes nuk mund të justifikohet automatikisht vetëm me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtare. Duhet parë se çfarë çmimi është paguar realisht për stokun që po shitet”, deklaroi Sherefedin Shehu.

Përtej dyshimeve të arsyeshme për abuzim, për çdo një litër naftë shqiptarët paguajnë plotë 164 lekë taksa dhe tarifa.

“Në momentin që nuk ke autoriteti që ta ndjekin këtë transferim çmimesh, është e pamundur të ulësh taksat. Ne kemi një histori me gaz te lëngshëm. Edhe pse TVSH u ul nga 18 në 6 për qind, çmimi i gazit të lëngshëm në fakt është rritur”, theksoi ish-zv.ministri Shehu.

Me tensionet në Lindjen e Mesme që vijojnë, pas sulmeve në Arabinë Saudite çmimet e karburanteve mund të pësojnë rritje më tej. Megjithatë kjo nuk po ndikon te konsumi i cili mbetet në nivele rekord. Deri në korrik u importua nga jashtë një sasi prej gati 408 mijë tonë karburant. / A2 CNN

Etiketa: cmimekarburantnafte

Lajme të lidhura

BOTA

Nafta rritet mbi 108 dollarë pas sulmit në Hormuz dhe gazsjellësit në Arabi

12:19 : 14/09/2026
BOTA

SHBA nis takimet e G20-ës në Houston për “bollëkun e energjisë” mes krizës globale të karburanteve

09:23 : 14/09/2026
AKTUALITET

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta ?! TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

08:09 : 13/09/2026
BOTA

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit nga Iraku! A rrezikohet furnizimi global?

22:49 : 12/09/2026
BOTA

Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës

18:18 : 10/09/2026
AKTUALITET

Shpërthimi te karburanti “Eida”, dëshmitë e punonjësve zbardhin çastet para incidentit, 3 pista nën hetim

10:05 : 10/09/2026

TË GJITHA

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

16:31 : 14/09/2026

Shtyhet kërkesa e Ilir Metës, për lirimin nga qelia

16:21 : 14/09/2026

Merr flakë azili i pleqve në Kili, ndërrojnë jetë 16 të moshuar

16:20 : 14/09/2026

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

16:10 : 14/09/2026

Kërcënimi me jetë ndaj gazetarit Stafa, policia: Referuam në Prokurori 3 vepra penale

16:04 : 14/09/2026

Fshati Neviçisht në Korçë pa fëmijë, shkolla mbyll dyert

15:50 : 14/09/2026

Kush e kërcënoi gazetarin Osman Stafa? SafeJournalists: Rasti i përsëritur! Të nisin hetimet

15:45 : 14/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com