• Kontakt
Monday, September 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të shkojë në Strasburg

16:34 : 14/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar si censurë rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për raportimin e medias. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e dispozitave që prekin punën e gazetarëve.

Në një intervistë për News24, Lala deklaroi se rregullorja e re bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën. Sipas saj, kërkesa për akreditimin e gazetarëve përplaset me parimin që seancat gjyqësore duhet të jenë publike, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

Gazetarja vuri në dukje gjithashtu se rregullorja hyn në fuqi në një periudhë kur disa figura të politikës janë në proces gjykimi, ndërsa të tjera pritet të përballen me gjykatën.

Duke folur për masat e sigurisë që zbatohen aktualisht për hyrjen në ambientet e gjykatës, Lala tha se gazetarët u nënshtrohen disa niveleve të kontrollit dhe se seancat regjistrohen në sistemin audio.

“Ne kontrollohemi në hyrje nga garda. Lëmë çantat, kalojmë në skaner. Kalojmë skanerin e dytë dhe më pas kemi kontroll fizik nga një punonjëse e autorizuar nga ligji, që kontrollon vajzat dhe gratë dhe një punonjës mashkull që kontroll burrat. Pra ka një sistem sigurie të sofistikuar. Të gjithë seancat janë të regjistruara në sistemin audio.

Lexo edhe:

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca gjyqësore për Berishën

Rregullorja e GJKKO-së për mediat në Kushtetuese! AGSH depoziton padinë, kërkon shfuqizimin

Pra do të thotë se kjo rregullore që ka miratuar zoti Erjon Bani, që është administrative që nuk është përqafuar nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, bie ndesh me ligjin, kërkon akreditimin e gazetarëve ndërkohë që ligji dhe kushtetuta thonë se seancat janë publike përveç se në rastet kur ligji parashikon të kundërtën. Ne nuk lejohemi të kemi një celular. Gjë tjetër që përbën problematikë është akreditimi. Formulari kërkon adresën e shtëpisë. E dhënë e panevojshme.”, tha ajo.

Një tjetër pikë të rregullores që Lala e kundërshtoi lidhet me kërkesën që gazetarët të betohen se do të thonë të vërtetën. Sipas saj, një kërkesë e tillë është e papërshtatshme, pasi gazetarët nuk janë dëshmitarë në procesin gjyqësor.

“Tjetër skandal i madh është se gazetari duhet të betohet se duhet të thotë të vërtetën. Ne nuk jemi dëshmitarë të gjykatës”, shtoi ajo.

Lala paralajmëroi se çështja mund të dërgohet deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, nëse kërkesa e gazetarëve nuk merr zgjidhjen e pretenduar prej tyre në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse këtë fitore se marrim në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të ndikohet, jam e bindur se e drejta jonë mund të fitohet në Gjykatën e Strasburgut.”, tha ajo.

Etiketa: GJKKOgjykata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca gjyqësore për Berishën

11:13 : 14/09/2026
AKTUALITET

Rregullorja e GJKKO-së për mediat në Kushtetuese! AGSH depoziton padinë, kërkon shfuqizimin

10:12 : 14/09/2026
AKTUALITET

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për korrupsion, kapet në Sarandë i dehur (Emri)

12:12 : 12/09/2026
AKTUALITET

Rrogat e magjistratëve/ Tjetër padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Thesarit

14:22 : 11/09/2026
AKTUALITET

Gjykata Administrative urdhëron Financat dhe Thesarin të kalojnë pagat për GJKKO

12:00 : 11/09/2026
AKTUALITET

Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, shoqërohet nga efektivi i policisë

11:07 : 11/09/2026

TË GJITHA

Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të shkojë në Strasburg

16:34 : 14/09/2026

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

16:31 : 14/09/2026

Shtyhet kërkesa e Ilir Metës, për lirimin nga qelia

16:21 : 14/09/2026

Merr flakë azili i pleqve në Kili, ndërrojnë jetë 16 të moshuar

16:20 : 14/09/2026

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

16:10 : 14/09/2026

Kërcënimi me jetë ndaj gazetarit Stafa, policia: Referuam në Prokurori 3 vepra penale

16:04 : 14/09/2026

Fshati Neviçisht në Korçë pa fëmijë, shkolla mbyll dyert

15:50 : 14/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com