Tirana do të rikthejë tifozët ndaj Elbasanit.
“Panorama Sport” mëson se klubi do të paguajë gjobën 5 milionë lekë të vjetra, që jep mundësinë për të pasur tifozët në javën e pestë të kampionatit.
Kujtojmë se bardheblutë ishin pa mbështetjen e tyre ndaj Vorës. Mundësia për pagesën e gjobës lind vetëm pasi shlyen gjysmën e pezullimit nga Disiplina.
Sfida me verdheblutë është projektuar më 20 shtator në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Elbasani regjistron 5 pikë as katër javësh, konkretisht 1 pikë më shumë se bardheblutë














