AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi miraton një rritje minimale prej 2% të pagës referuese për magjistratët

Në shkelje të afateve të vendosura nga Gjykata Kushtetuese, Komisioni i Financave miratoi me votat e PS një projektligj që synon të rrisë me 2% pagën referuese për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
6 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
mbledhja e gjyqtareve xhemali
Mbledhja e Gjyqtarëve e mbajtur më 10 shtator 2026. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

Komisioni parlamentar i Financave dhe Ekonomisë miratoi të hënën vetëm me votat e deputetëve socialistë projektligjin për pagat e magjistratëve të mbështetur edhe nga qeveria, me një formulë përllogaritëse me rritje 2% të pagës referuese.

Shqyrtimi parlamentar po ndodh në shkelje të afateve të vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe duke anashkaluar konfliktin gjyqësor mes gjykatave dhe prokurorisë.

Nismëtarja e projektligjit, Aulona Bylykbashi tha para komisionit se ishte Kuvendi ai që kishte diskrecionin kushtetues për të propozuar formulën e pagave, si dhe përgjegjësinë për një administrim të qëndrueshëm të buxhetit duke marrë parasysh edhe mendimin e qeverisë për efektin financiar.

“Po ofrojmë një zgjidhje që rregullon 3 gjëra; zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ofron trajtim financiar brenda kufijve kushtetues dhe korrigjon pabarazitë brenda sistemit, por pa harruar qëndrueshmërinë e financiave publike,” tha deputetja socialiste, Bylykbashi.

Sipas propozimit, paga e re bazë për magjistratët do të llogaritet me konficentin 0.38 përqind të pagës së Presidentit, duke u rritur me 2% nga referimi i mëparshëm me koefiçentin 0.36%.

“Është një shifër që merr garancitë kushtetuese dhe ka marrë në konsideratë dhe mundësitë reale financiare të shtetit,” shtoi Bylykbashi.

Ajo theksoi gjithashtu se formula e re njeh dhe shtesat për vjetërsinë në punë dhe shtesat për shkak të funksioneve drejtuese.  Formula u mbështet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave të pranishëm në komision.

“Vendos parime të shëndosha për qartësi dhe siguri juridike,”pretendoi zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi.

Drejtoresha e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi tha se kalkulimet e bëra nga kjo ministri për këtë variant të propozuar kanë rezultuar se janë kosto përballueshme për buxhetin, por shtoi se ishte kërkuar që të ndahej kostoja e prapambetur.

Sipas një dokumenti të Këshillit të Ministrave për Kuvendin, detyrimet financiare të akumuluara për periudhën 2023-2026 përllogariten në masën rreth 1.5 miliardë lekë. Po ashtu llogaritet një efekti vjetor i përsëritshëm prej rreth 500 milionë lekësh, ndërsa ndikimi financiar i përgjithshëm në buxhetin e shtetit arrin në rreth 2 miliardë lekë.

Deputetët e opozitës kundërshtuan projektligjin dhe sjelljen e mazhorancës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Është mosveprimi i organeve shtetërore që jemi sot tek ky hendek,” tha deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara.

Ndërkohë që Kuvendi bëhet gati të miratojë në seancë plenare formulën e re të pagave, Ministria e Financave dhe shoqata e gjyqtarëve janë në një konflik gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese në shkurt të këtij viti shfuqizoi si të papajtueshëm me Kushtetutën formulën e mëparshme të miratuar nga Kuvendit duke i vendosur afat detyrues për gjetjen e një formule të re për pagat e magjistratëve deri më datë 31 korrik.

Ndërkohë, në vendimin e GJK parashikohej një mekanizëm zhbllokues me anë të të cilit formula e pagave të reja do të miratohej nga vetë organet drejtuese të gjyqësorit në rast se Kuvendi dështonte ta bënte këtë në afat.

Në bazë të këtij vendimi Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë përcaktuan rritjen me pagë bazë referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë për shtesën e kualifikimit, si dhe u vendos që të kompesohej ‘ulja e fshehur’ e pagës e realizuar me ligjin e mëparshëm të shfuqizuar nga Kushtetuesja.

Ministria e Financave refuzoi të zbatonte këtë përllogaritje, ndërkohë që gjykatat depozituan padi në Gjykatën e Administrative të shkallës së parë, e cila ka vendosur deri më tani në favor të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKomisioni Parlamentar i EkonomisëKuvendi i ShqiperiseMinistria e Financavepagat e magjistratëve
mbledhja e gjyqtareve xhemali

Kuvendi miraton një rritje minimale prej 2% të pagës referuese për magjistratët

16:36 | 14/09/2026
droga e kapur durres

Sekuestrohen 2 milionë euro kokainë në kontejnerin me mish pule nga Brazili

14:08 | 14/09/2026
img 2748 scaled

Në bastionet e ish-guerilëve kosovarë, vendimi i afërt gjyqësor nxit zemërim dhe mbështetje të fortë

12:36 | 14/09/2026
slika pasosi naslovna

Maqedonia e Veriut rishikon rregullat për “pasaportat e arta”, por shqetësimet e BE-së mbeten

11:24 | 14/09/2026
mlade placene ubice potrosna roba u ratu klanova 2a

Të rinjtë shfrytëzohen si vrasës me pagesë në “luftërat” e drogës në Ballkan

11:10 | 14/09/2026
presidenti duka paolo zampolli

I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA

06:54 | 14/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.