web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gafa ndaj Real Madrid, Chivu vendos për portierin

14 Shtator 2026, 16:44, Sport CNA

Gafa ndaj Real Madrid, Chivu vendos për portierin

Martinez pritet të mbetet titullar në portën e Interit edhe në ndeshjen ndaj Udineses.

Portieri spanjoll bëri një gabim të rëndë në debutimin në Champions, në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Trajneri Chivu nuk dëshiron që kjo situatë të ndikojë në besimin e portierit gjatë sezonit. Fillimisht ishte parashikuar që Ivan Provedel të bënte debutimin e tij ndaj Udineses.

Chivu ka vendosur ta shtyjë këtë ndryshim dhe t’i japë Martinezit një tjetër mundësi. Ky vendim shihet si një sinjal besimi dhe mbështetjeje për portierin e zgjedhur si titullar.

Provedel do të duhet të presë për momentin, ndërsa Chivu kërkon të ketë një dyshe portierësh të besueshme.

Synimi i trajnerit është që Martinez të rikthejë sigurinë dhe të mos lejojë që gabimi ndaj Real Madridit të ndikojë në vazhdimësinë e sezonit.





Lajmet e fundit nga