web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e pagave për magjistratët/ Komisioni i Ekonomisë miraton draftin

14 Shtator 2026, 16:42, Aktualitet CNA

Rritja e pagave për magjistratët/ Komisioni i Ekonomisë miraton

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi me 8 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim nismën e mazhorancës për rritjen e pagës referuese të magjistratëve në 38% të pagës së Presidentit.

Drafti i propozuar nga deputetët e PS-së Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli, synon të përmbushë sipas socialistëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të eliminojë pabarazitë në hierarkinë e sistemit të drejtësisë.

Opozita e kundërshtoi draftin, ndërsa e cilësuan situatën kritike si pasojë të zvarritjes së çështjes nga qeveria.

Projektligji parashikon që efektet financiare të llogariten nga 1 prilli i vitit 2023. Për shkak të faturës financiare, Këshilli i Ministrave sugjeron që detyrimet e prapambetura të shlyhen me këste përgjatë dy viteve.

Gjatë votimit deputeti Bujar Leskaj abstenoi dhe pjesa tjetër e opozitës u largua nga salla e komisionit. /CNA





Lajmet e fundit nga