Edhe një herë për deputetin analfabet dhe “mbështetësit” e tij
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...

Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi dhe droga. Ky është deputeti Fidel Kreka.
Në Korçë ta thonë të gjithë, edhe ata që e mbrojnë, por kanë një argument: “Është demokrat, është djali i Arturit, le të jetë analfabet. Shikoni Kuvendin, mos shikoni deputetin tonë”.
Nuk mund të ketë dy fytyra, pra një PD, e cila kërkon që kundërshtari i saj të mos vjedhë votat, të mos lidhet me krimin, të mos lidhet me drogën dhe nga ana tjetër përdor injorantë e analfabetë për t'i bërë deputetë, duke i mbështetur krimi, droga apo lloj-lloj skenarësh. Pa folur që vetë Fidel Kreka është një njeri me precedentë penalë. Ne nxorëm vetëm 3 raste, ka edhe 30 të tjera po të duan.
Nuk ka asnjë kundërshtim që është militant, është demokrat. Shumë mirë, të qëndrojë në vendin që i takon. Por një Parti Demokratike e fortë, për të ardhur në pushtet, nuk mund të ripërtërihet nga një qelizë sharlatanësh, nga një qelizë pijanecësh, qelizë përdoruesish të lëndëve narkotike, qelizë rrugaçësh në “Radenec”.
Nuk mundet.
Në atë lagje mund të ketë djem dhe vajza shumë të mira, pa asnjë diskutim. Por Partia Demokratike nuk mund të ripërtërihet vetëm nga një qelizë horrash atje.
A mundet Partia Demokratike të ripërtërihet dhe të marrë vlera e vota, kur në qytetin e Korçës nuk ka fituar asnjë qendër votimi me këtë Fidel Krekën kandidat në listë të hapur?
A mundet të fitojë Partia Demokratike kur është 10.000 vota pas Partisë Socialiste dhe shpall fitoren Fidel Kreka?
Ai tha se fitoi betejën e madhe në Korçë, ndërkohë që PD-ja është në opozitë e ka vetëm 4 mandate dhe ka 10.000 vota më pak se në ditën kur ka dalë në opozitë, sesa në vitin 2013. 10 mijë vota më pak.
Filluan sulmet. Një tufë të marrësh, me sulmin "obobo, pse po preket Fideli se është djali i Turit". Edhe një herë: Tjetër Artur Kreka, tjetër Fidel Kreka. Arturi ishte militant, demokrat, por nuk shkoi të bëhej deputet. Dhe mendoj që po të kishte qenë gjallë, i ndjeri nuk do ta kishte lënë të birin të bëhej deputet, sepse ai e njihte djalin e tij, që nuk kalonte dot klasën e katërt fillore.
Pra, në këtë kuptim, s'ka asnjë lidhje Artur Kreka me Fidel Krekën.
E dyta, sulmet nuk janë zgjidhje e problemit, por e vërteta e prekshme.
Problemi në Korçë është se ka një Parti Demokratike që nuk bën zgjedhje dhe ditën e votimit, Fidel Kreka, me disa përdorues të lëndëve narkotike dhe persona me precedentë penalë, kanë shkuar dhe kanë prishur procesin zgjedhor.
Thelbi i problemit qëndron në faktin që Ivi Kaso nuk e menaxhon dot degën e PD-së së Korçës, por shkon e trembet dhe zbythet nga elementë të grupeve kriminale dhe nuk i jep drejtim degës në Korçë, nuk zhvillon dot zgjedhje. Sepse e ka marrë peng Fideli.
Më tej, problemi qëndron te fakti që u mblodhën Ledina, Salianji e Fideli dhe nxorën deputetët e fundit, duke ngritur tezën me të pështirë se janë myslimanë, shumicë, “do ta drejtojmë ne”. Po ç’lidhje ka besimi fetar në një forcë politike?
Një forcë politike është një grup vullnetarësh, me disa rregulla të mirëpërcaktuara, ku shumicën e bën vota dhe duhet të ketë kritere të mirëfillta e të forta për ata që hyjnë të votohen. Pasi për mendimin tim, Fidel Kreka s'duhet të ishte fare në atë listë kandidatësh për deputet, se nuk plotëson asnjë kriter politik, përveç faktit se është një militant me precedentë penalë, por quhen këto? Mund të jetë një djalë shumë i mirë për shoqërinë, për mëhallën, mund të jetë bamirës, Zoti ia ktheftë me të mira.
Por s'mund ta përdorësh fenë, apo t'i përdorësh ata e disa të tjerë në mënyrën më të ndyrë dhe të pështirë, duke thënë "po e sulmojnë se është mysliman". Tezë tjetër e disa budallenjve të pajustifikueshëm edhe kjo.
Kështu tha edhe një tjetër budalla i keqpërdorur që donte të kandidonte për kryetar dhe thoshte "s'më lanë se jam mysliman".
Kur PD-ja ka pasur shumicën e kryetarëve të saj myslimanë s'ka pasur asnjë problem. Kur kryetari i PD-së, Sekretari i Përgjithshëm e me radhë e hoqën ata për kryetar? Dhe këtë po e sulmojnë tani se është mysliman. Pra, kur nuk kanë çfarë të thonë, nuk kanë çfarë t'u përgjigjen akuzave që u bëhen, fshihen si maskarenj pas tezave fetare. Jo! Fidel Kreka nuk është sulmuar se është mysliman, Fidel Kreka është sulmuar sepse është një analfabet dhe injorant i mbështetur nga krimi dhe droga.
Mund ta duan disa demokratë, disa myslimanë apo militantë, por jo, nuk mjaftojnë. Ka plot djem e vajza të shkolluara e edukuara, myslimanë, që mund të përfaqësojnë Korçën e të shkojnë në parlament, që dinë të bëjnë një ligj, të lexojnë, të mbrojnë interesat e qytetit me vlera intelektuale.
Pyetja lind se çfarë di të lexojë Fideli? Di të lexojë ligje? Di të përgatisë ligje? Di të kundërshtojë, të debatojë problematikën e një diskutimi në një komision parlamentar? Apo thjesht të ngrejë dorën?! Kështu e ngre edhe gomari këmbën kur e mësojnë, ky s’ka mësuar kurrë.
Prandaj, për të gjithë ata që nuk e dinë ose nuk duan ta kuptojnë, e vërteta është një dhe vetëm një: ata po i shërbejnë në mënyrën më spektakolare PS-së dhe Niko Peleshit.
PD nuk fiton dot zgjedhjet në Qarkun Korçë me një qendër votimi në “Radenec” apo me 50 veta që i vijnë vërdallë Fidelit. Sepse nuk të vijnë vlerat qytetare dhe intelektuale, qofshin dhe ata myslimanë në qoftë se i doni, meqenëse ortodoksët qenkan pakicë dhe duhet ta marrin myslimanët.
Patjetër, le ta marrin! Le të jetë kryetari i PD-së mysliman, nuk ka asgjë të keqe, ka pasur gjithmonë.
Po duhet të jetë një qytetar, një njeri me vlera, të bashkojë, jo ta përdorë fenë për përçarje, për t'u fshehur, për t'u mbrojtur kur vjen nga problematikat ligjore, nga analfabetizmi, nga injoranca dhe shkon e strehohet te feja.
Shkon e strehohet te babi! Bën dhe trimin: "Këtu jam unë te PD-ja, ja do ta shikojmë!"
Çfarë të shikojnë njerëzit, more? Po ju kanë parë, more, ju di një Korçë e tërë!
Edhe këta mjeranët e tjerë që komentojnë, po nuk fiton Partia Demokratike me një qendër votimi në “Radenec”! Nuk e kuptoni këtë gjë?
Nuk fiton Partia Demokratike duke nxitur ndarje fetare edhe koncepte fetariste sektariste. Nuk fiton Partia Demokratike po nuk vajtët te vlerat qytetare, intelektuale. Nuk fiton Partia Demokratike po nuk u hap gara, po nuk u vu një kryetar përfaqësues i qytetit, që të gjithë, edhe kundërshtarët në mënyrë të veçantë, dinë të thonë një fjalë të mirë, dinë ta vlerësojnë.
Ata që shkruajnë në komente "Rroftë Fideli" dhe më shkruajnë mua "ai është kështu, ai është ashtu, se ti s'di asgjë, ai i ka bërë të gjitha këto, i ka bërë dhe ato, po ne çfarë t'i bëjmë sa të kemi, se është demokrat, se është militant, se është djali i Arturit".
Edhe një herë: nuk është sulmuar ndaj Fidel Krekës se është djali i Artur Krekës, aspak. As se është mik i Salianjit, aspak. As se fitoi, të fitojë e ta gëzojë, s'i prish punë kujt fitorja e tij deri këtu, po stop! Këtu mbaron historia.
Fajin nuk e ka ai, fajin e kanë ata që e vunë në listë. Fidel Kreka është një militant rrugaç si ata shumë të tjerë, që ka bërë ca shkollë pa shkuar në shkollë, siç thashë edhe më lart, që s'di as emrat e profesorëve apo pedagogëve, dhe kaq. Por nuk është për deputet!
Edhe këtë e lëngon PD-ja, që është në kuotat më të ulëta në historinë e Korçës.
Lëreni besimin islam, lëreni të ndjerin Artur Kreka, po shikoni se ju ka marrë lumi dhe po mbyteni duke e çuar në një rrugë pa kthim edhe PD-në!
Nuk mundet një qelizë, po e përsëris, në një lagje, në një qendër votimi, të rrëmbejë një forcë politike, ta marrë peng, të mos zhvillojë zgjedhje, të përplasen duke përdorur sa emrin e një të ndjeri dhe sa besimin fetar.
Me Fidelin, dhe me ca nga ata që ka nga pas, dhe me tezat që përdorin, nuk ka për të fituar kurrë! Por është thjesht dhe vetëm duke i bërë një shërbim të pandalshëm Niko Peleshit. Ai fiton! Nga zgjedhjet, konfliktet, sharjet dhe veprimet e Fidel Krekës dhe zareve të tij, disa prej të cilëve fatkeqësisht e quajnë veten burra, megjithëse vështirë të kenë dy “r”.
Vlerat dhe parimet në një forcë politike me rregulla, për të nxjerrë kandidatët më të shkëlqyer, me qëllim që të “thithin” votat e qytetarisë, të çdo besimi fetar, janë rruga drejt një fitoreje. Kurse kjo që bëjnë këta, është thjesht ndarje dhe të investosh për të qëndruar pambarimisht në opozitë dhe t’i shërbesh pa pushim Ramës, Peleshit e CO./ CNA
Për drejtësinë shqiptare qarkullojnë sot dy narrativa të g...
Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 dhe n...
Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reagua...
A është kallëzimi penal ndaj një përfaqësuesi të pushtetit...
Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e ...
Në një material të dytë, publikuar dje, solla fakte të cil...
Refuzoj t’i bindem turmës dhe komenteve të militantëve që ...
Në një intervistë të zhvilluar dje me ish-deputetin Edmond...
Dy ditët e fundit është raportuar masivisht se qindra llog...
Kjo është një nga ato situata ku propaganda bëhet aq e...
Protesta në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e ...
Edi Rama doli publikisht në mbështetje të Erion Veliajt dh...
Deri ku mund të arrijë çmenduria në këtë vend? Pyetja nuk ...
Mediat, kryesisht ato të pushtetit, të paguara me paratë e...
Të gjithë mbajmë mend një detaj nga historia politike e Sh...
Çështja që shtrohet më datë 15 shtator nuk është më vetëm ...
Opinioni publik dhe mediat në Shqipëri janë shumë të inter...
Pak ditë më parë, në një pasdite të nxehtë vere, vizitova ...
Dje është arrestuar nga forcat operacionale të Policisë së...
Lajmi kryesor në medie dje në mbrëmje nuk ishte si çdo dit...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kanë nisur hetimet për kallëzimin me jetë ndaj gazetarit O...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përk...
Në një samit të mbajtur sot në qytetin verior finlandez të R...
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politi...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh nj...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...