Ndryshon komandanti i Bazës Ajrore të Farkës, Bedri Kaloshi merr detyrën

14 Shtator 2026 | 16:52

Nënkolonel Bedri Kaloshi mori detyrën e komandantit të Bazës Ajrore të Farkës, duke pasuar në këtë post nënkolonel Ervin Buzin, i cili e drejtoi bazën gjatë viteve të fundit.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Edmond Voci, si dhe efektivë dhe personel i Bazës Ajrore të Farkës.

Gjatë fjalës së tij, ministri Nufi vlerësoi kontributin e Forcës Ajrore në përballimin e zjarreve dhe emergjencave civile, duke e cilësuar atë si një komponent kyç të Forcave të Armatosura.

“Pas tyre qëndrojnë njerëz që i shërbejnë Atdheut, komunitetit dhe shqiptarëve për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Kjo është përmbushja e misionit!”, u shpreh Nufi.

Ministri solli në vëmendje edhe angazhimin e efektivëve gjatë situatave emergjente në zona të ndryshme të vendit.

“Janë ata njerëz që kërkoheshin me zor në orën katër e në pesë të mëngjesit në Krujë; e katër e në pesë të mëngjesit në Himarë; e katër e pesë të mëngjesit në Levan. Duke thënë njerëzit: ‘O Zot, kur do të vijë mëngjesi, që të vijë helikopteri’. Një falënderim i jashtëzakonshëm për të gjithë ju, për të gjithë Forcën Ajrore, për çdo efektiv!”, deklaroi ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtyhet me dy javë seanca për dosjen “Partizani”, bojkoti i avokatëve bllokon gjyqin

Seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani” është shtyrë me dy javë, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës, të cilët i janë...
10:57 | 14/09/2026

Trump: Irani mund të jetë përgjegjës i sulmit ndaj tubacionit të naftës në Arabinë Saudite

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani mund të jetë pas sulmit me dronë ndaj një tubacioni jetik të naftës në Arabinë Saudite,...
09:11 | 13/09/2026

Nico Paz hyn në historinë e Championsit, arrin rekordin e Messit

Nico Paz ka shkëlqyer në debutimin historik të Comos në Ligën e Kampionëve, duke dhënë dy asistime në fitoren e thellë 4-1 ndaj RB Leipzigut....
17:26 | 11/09/2026