LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS

Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese.

14 Shtator 2026, 16:40 Nga E. D
Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim draftin e mazhorancës për pagat e magjistratëve. Drafti u miratua me 8 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim. Mazhoranca vijon të mbështesë propozimin për rritjen e pagës referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Sipas draftit, kjo rritje përkthehet në rreth 8,500 lekë më shumë në pagën referuese të magjistratëve.

Shifra është dukshëm më e ulët se kërkesa e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët kanë kërkuar një rritje prej rreth 80 mijë lekësh. Gjatë mbledhjes së Komisionit, deputetët socialistë thanë se formula e propozuar respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe mundësitë financiare të shtetit.

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e cila është propozuesja e draftit për ndryshimin e pagave të magjistratëve, tha se Gjykata nuk ka imponuar një formulë të vetme numerike për përcaktimin e pagave, por sipas saj, ia ka lënë ligjvënësit zgjedhjen e modelit, me kusht që të respektohen standardet kushtetuese.

“E rëndësishme se gjykata nuk ka imponuar një formulë të vetme numerike zgjedhja e modelit është tërësisht në diskrecionin e ligjvënësit me kusht që të respektojë standardet kushtetuese. Ndryshimi i parë paga referuese bazë. Në nenin 1 propozojmë që koeficienti i pagës të kalojë nga 0.36-0.38% të pagës së Presidentit të Republikës. Koeficienti 0.38% shifër si rezultat i një vlerësimi. Paga nuk është e izoluar paga bruto përfshin përkatësinë në grup, vjetërsinë”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi ashpër KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat e magjistratëve. Ai tha se KLGJ dhe KLP duhet të kërkojnë falje, pasi sipas tij, morën kompetenat e Kuvendit. Socialisti tha më tej se vendimi i tyre përbën një akt që mund të kallëzohet, ndërkohë shtoi se pasi Kuvendi të kërkojë ndjesë që nuk zbatoi vendimin brenda afatit të 31 korrikut, duhet t'i kallëzojë. 

“Ata të KLP dhe KLGJ t’i kërkonin ndjesë minimalisht deputetëve të këtij komisioni, që ka atributet kushtetuese për përcaktimin e rrogave të tyre. Vendimi i tyre, jo vetëm që nuk ka pyetur për këtë, por ka marrë kompetenca të drejtpërdrejta të Kuvendit të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i kërkoi parlamentit t’ia përcaktonte rrogën. Ai akti që ata kanë bërë është edhe akt i kallëzueshëm. Kallëzimi që ata kanë bërë për drejtuesit e thesarit të Shqipërisë është i paprecedentë, akt vetëgjyqësie i pandodhur në këtë vend. Ky Kuvend, pasi të kërkojë ndjesë pse nuk ka zbatuar vendimin para datës 31 korrik, t’i kallëzonte ata”, tha Braçe.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë tha se koeficienti 0.38 plotëson kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Ministria e Financave e konsideroi të përballueshme koston për buxhetin.

Ndërsa opozita e kundërshtoi draftin me argumentin se qeveria nuk po respekton vendimet e Kushtetueses. Sipas deputetit demokrat, Eno Bozdo, situata e krijuar me pagat është pasojë e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria.

“Çdo gjë ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të disa herëve se qeveria nuk çan kokën për vendimet e Kushtetueses. Më habit fakti që edhe pse Kuvendi e ka deleguar nismën që në prill të këtij viti qeverisë dhe nisma s’vjen nga qeveria, po nga dy kolegë të nderuara. Këshilli i Legjislacionit i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë projektligjin. Kemi këtu përfaqësuesin e Min. së Drejtësisë që është shumë i kënaqur. Na mungon fatura e plotë financiare, por ne nuk i kemi në projektrelacion këto shifra, pa to s’bëjmë dot”, tha Bozdo.

Kritika pati edhe deputeti demokrat, Bujar Leskaj, i cilësoi si të paligjshme vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së për pagat dhe tha se Kuvendi nuk duhet t’i “bëhet violinë” kryeministrit Edi Rama.

“KLGJ dhe KLP për mua janë në paligjshmëri me ato vendime, ne duhet të kërkojmë zbatimin e ligjeve të kushtetuese apo tu bëhemi violin e një kryeministri të papërgjegjshëm i cili e krijoi këtë situatë për shantazh ndaj sistemit të drejtësisë”, deklaroi Leskaj. 

Ngërçi me pagat në gjyqësor

Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, duke i shtuar edhe 14 mijë lekë për kualifikimin. Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave të magjistratëve dhe administratës së drejtësisë është kompetencë e Kuvendit./Dosja.al

 komisioni i ekonomisë

Sondazh

Poll

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan