Fabián Ruiz hyn në garën për Topin e Artë: Sa u përket trofeve, askush nuk ka pasur sezon më të mirë

Fabián Ruiz hyn në garën për Topin e Artë: Sa u përket trofeve, askush nuk ka pasur sezon më të mirë

16:42, 14/09/2026

Fabián Ruiz ka nisur të përmendet gjithnjë e më shumë në garën për Topin e Artë 2026. Mesfushori spanjoll, i cili këtë vit fitoi Kupën e Botës me Spanjën, si dhe Champions League dhe Ligue 1 me PSG-në, ka folur për kandidaturën e tij në një intervistë për L’Equipe dhe France Football.

I pyetur se ku e sheh veten në garën për çmimin prestigjioz, Ruiz nuk deshi të pozicionohej drejtpërdrejt.

“Këtë do ta vendosin votuesit. Për mua më e rëndësishmja është të jem në dispozicion të ekipit dhe të përpiqem të jem mes më të mirëve. Vitin e kaluar pata fatin të isha mes 30 të nominuarve dhe shpresoj që këtë vit të renditem sa më lart”, u shpreh ai.

Megjithatë, kur u pyet nëse ndonjë futbollist ka pasur një sezon më të mirë se ai, spanjolli u tregua më i drejtpërdrejtë.

“Varet. Për sa u përket trofeve, jo. Individualisht, disa lojtarë të mëdhenj kanë pasur sezone të shkëlqyera dhe niveli i tyre është i padiskutueshëm. Ka shumë kandidatë. Vetë fakti që je mes emrave të përmendur për Topin e Artë është një privilegj dhe një kënaqësi e madhe”, deklaroi Ruiz.

Një pikë që mund të ndikojë në kandidaturën e tij është dëmtimi në gju, që e mbajti jashtë fushave për rreth tre muaj, nga janari deri në prill.

Ruiz, megjithatë, nuk beson se kjo do të ndikojë në votim. “Nuk mendoj se mungesa ime do të ndikojë në vendim. Ishte një periudhë që kërkoi shumë sakrifica, por luajta dhe isha i rëndësishëm në momente kyçe, si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco