Lufta për AI, Trump kundër drejtuesve të kompanive teknologjike

14 Shtator 2026 | 17:08

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër CEO-n e Anthropic, Dario Amodei, pas thirrjes së këtij të fundit për një monitorim dhe kontroll më të kujdesshëm të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Në një postim në Truth Social, Trump e cilësoi situatën si një “konspiracion të sëmurë” kundër IA-së dhe qendrave të të dhënave. Ai argumentoi se teknologjia nuk ka nevojë për masa shtesë kontrolli, duke deklaruar se “i vetmi kontroll ose ‘mbrojtës’ që i duhet IA-së është një PRESIDENT i FORTË DHE I MENÇUR”.

Reagimet vijnë në një kohë kur aksionet e kompanive teknologjike në Azi, Evropë dhe SHBA kanë shënuar rënie, pasi drejtues të industrisë së IA-së kanë mbështetur thirrjen e Amodei për monitorim më të afërt të zhvillimit të teknologjisë, me synimin për të zvogëluar rrezikun që “diçka të shkojë seriozisht keq”.

Edhe themeluesi i Grok, Elon Musk, është shprehur në mbështetje të Amodeit, duke thënë se ai “ka të drejtë”. Ndërkohë, CEO i OpenAI, Sam Altman, ka deklaruar se standardet aktuale “nuk janë në vendin e duhur” për të lejuar një shtyrje shumë më të madhe të aftësive të IA-së.

Sipas analizave të ekspertëve, një ngadalësim i kompanive amerikane të IA-së mund t’i japë Kinës mundësinë për të ngushtuar diferencën në garën për dominimin teknologjik.

Pyetjet mbi rrezikun që IA-ja mund të paraqesë për njerëzimin, mundësinë e ngadalësimit të zhvillimit të saj dhe nëse ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme për ta mbrojtur shoqërinë nga këto rreziqe, mbeten në qendër të debatit ndërkombëtar.

Trump, ndërkohë, ka sulmuar edhe kritikët e zhvillimit të IA-së, duke i cilësuar disa prej tyre si “teoricienë konspiracioni, tradhtarë dhe rrjedhës informacioni”. Ai këmbënguli se SHBA-ja vazhdon të kryesojë garën globale të IA-së dhe se do të ruajë dominimin e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Frikë nga zhvillimi i pakontrolluar i Inteligjencës Artificiale, bien aksionet në bursa 

Thirrjet e drejtuesve të industrisë së inteligjencës artificiale për të ngadalësuar zhvillimin e teknologjisë kanë tronditur tregjet financiare. Aksionet e kompanive të lidhura me AI-në...
16:39 | 14/09/2026

Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE

Partitë pro-pavarësisë në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, përmes të cilit angazhohen për forcimin e bashkëpunimit dhe të drejtës...
15:39 | 14/09/2026

Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i “dëshpëruar” është Putini

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se sulmi ndaj një treni në Ukrainë tregon se sa i “dëshpëruar” është bërë presidenti rus, Vladimir Putin. “Rusia po...
15:22 | 14/09/2026