Politikë
“B40” në krah të Erion Veliajt: Paraburgimi, shqetësim për shtetin e së drejtës

Ilustrim · Vizion Plus
Rrjeti B40 i qyteteve ballkanike, që përfaqëson dhjetëra kryetarë bashkie të zgjedhur në rajon, ka publikuar një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Erion Veliajt.
Në deklaratë, rrjeti B40 shpreh shqetësimin për implikimet që ky paraburgim ka mbi shtetin e së drejtës dhe demokracinë vendore në Shqipëri.
Nënshkruesit shprehen se shqyrtimi i 15 shtatorit në Gjykatën e Lartë duhet të japë një përgjigje të drejtë dhe të balancuar ndaj shqetësimeve të ngritura nga Gjykata Kushtetuese.
/vizionplus.tv




