AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

AGSH padit në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e brendshme të GJKKO

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë disa përcaktime të rregullores së brendshme të Gjykatës së Posaçme, me argumentin se cenojnë lirinë e shprehjes, publicitetin e procesit gjyqësor dhe autonominë editoriale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
57 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dosjes penale ndaj Belinda Ballukut
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim unanim për kërkesën e kryeministrit Rama lidhur me pezullimin e Ballukut. Foto: LSA.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH depozitoi të hënën në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e disa pikave të Rregullores së Brendshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, GJKKO, duke i cilësuar ato si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rregullorja që hyri në fuqi më 1 shtator, vendos një sërë rregullash të reja për sigurinë dhe sjelljen në ambientet e gjykatës, por një pjesë e dispozitave prekin drejtpërdrejt aksesin dhe punën e gazetarëve që raportojnë mbi proceset gjyqësore. Po ashtu, Rregullorja i jep administratës së gjykatës kompetenca të gjera për kontrollin e aksesit dhe pamjeve nga proceset gjyqësore.

AGSH kërkon shfuqizimin e atyre pjesëve që vlerëson se cenojnë lirinë e medias, publicitetin e procesit gjyqësor, aksesin e publikut dhe autonominë editoriale, si dhe pezullimin e tyre deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Në kërkesë, parashtrohet se rregullorja e GJKKO-së, kushtëtzon dhe të drejtat e personave të tretë, përcaktohen leje, refuzime, përjashtime apo masa ndëshkuese ndaj tyre, duke bërë që të fitohen efekte të jashtme, nga për rrjedhojë, nuk mund të trajtohet më thjesht si një dokument i brendshëm administrativ.

Sipas AGSH-së, Këshilli i Gjykatës nuk ka kompetencë që të krijojë përmes një rregulloreje administrative, kufizime thelbësore të lirisë së shprehjes, lirisë së medias dhe publicitetit të procesit gjyqësor. Në kërkesë argumentohet se të drejtat dhe liritë themelore mund të kufizohen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.

Po ashtu, evidentohet se rregullorja ndërton një sistem të gjerë autorizimesh dhe kontrollesh administrative. Për të ndjekur dhe raportuar një seancë publike, gazetarit i kërkohet të akreditohet, të kryejë kërkesë paraprake për seancën konkrete me një afat 24-orësh, t’i nënshtrohet verifikimit administrativ, kontrollit të pajisjeve dhe marrë autorizim të posaçëm për fotografim, filmim ose transmetim.

AGSH vlerëson se, vendosja e disa filtrave njëri pas tjetrit rrezikon ta shndërrojë ndjekjen e një seance publike nga një e drejtë, në një ‘privilegj’ që varet nga miratimi i administratës së gjykatës.

Tjetër problem që ngre AGSH, është cenimi i lirisë së medias dhe autonomisë editoriale, me argumentin se dispozitat e kundërshtuara prekin jo vetëm aksesin fizik të gazetarëve, por edhe mënyrën se si media mbledh, përpunon dhe publikon informacionin.

Në kërkesë konstatohet se rregullorja përmban formulime që ndalojnë ose kufizojnë montimin e materialeve, përdorimin ‘jashtë kontekstit’ apo për ‘qëllime tregtare’.

AGSH sqaron se montimi është pjesë normale dhe e domosdoshme e punës gazetareske, pasi një seancë disaorëshe duhet të përmblidhet në një kronikë televizive, edicion lajmesh, dokumentar apo analizë. Trajtimi i montimit si një sjellje potencialisht e ndaluar, pa kërkuar që të provohet manipulimi ose shtrembërimi i qëllimshëm, vlerësohet prej AGSH-së se krijon pasiguri dhe efekt frenues mbi redaksitë e medieve.

Në vijim, argumentohet se interesi publik dhe prania e medias në seanca, nuk mund të trajtohen si rrezik.

Tjetër problem që vlerësohet si themelor, është dhe fakti se regullorja nuk është botuar në Fletoren Zyrtare, megjithëse synon të prodhojë pasoja ndaj gazetarëve, publikut dhe subjekteve të tjera të jashtme.

Sipas AGSH-së, publikimi i kësaj rregulloreje në faqen e internetit të GJKKO-së apo afishimi në ambientet e gjykatës, nuk e zëvendëson botimin zyrtar që kërkon Kushtetuta për aktet normative me efekte të jashtme. Në kërkesë parashtrohet se, një person nuk mund t’u nënshtrohet ndalimeve apo masave të parashikuara nga një akt që nuk ka marrë fuqinë juridike të nevojshme për t’iu kundrejtuar të tretëve.

Duke i cilësuar të pakthyeshme dëmet që shkaktohen nga zbatimi i disa pjesëve të rregullores, AGSJ ka kërkuar pezullimin e saj deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Rregullorja e miratuar nga GJKKO-ja nuk kufizohet në organizimin e brendshëm të gjykatës, por vendos kufizime të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si gazetarët ushtrojnë profesionin e tyre. Ndalimi i telefonave, kufizimi i akreditimit në vetëm një gazetar për çdo media dhe pengesat për filmimin e raportimin cenojnë lirinë e shprehjes, të drejtën e informimit dhe parimin e proporcionalitetit,” tha kryetari i AGSH-së, Isa Myzyraj për BIRN. Sipas tij, kërkesa nuk synon të cenojë sigurinë apo mbarëvajtjen e seancave, por të garantojë që çdo kufizim të jetë i ligjshëm, i domosdoshëm dhe proporcional.

Sipas tij, kërkesa nuk synon të cenojë sigurinë apo mbarëvajtjen e seancave, por të garantojë që çdo kufizim të jetë i ligjshëm, i domosdoshëm dhe proporcional.

Rregullorja e Brendshme e GJKKO është kundërshtuar dhe nga avokatët. Më datë 8 shtator, Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë vendosi bojkotin pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore në GJKKO, përveç masave të sigurimit, të zëvendësimit të tyre, shuarjeve apo masave të dënimit që janë në procesin e amnistisë. Sipas avokatëve, ndalimi i përdorimit të telefonit cellular në seanca u cënon punën. Prej asaj dite, seancat publike të të gjithë çështjeve penale të caktuara për t’u zhvilluar në GJKKO, nuk janë realizuar për shkak të bojkotit të avokatëve.

 

Etiketa: Asociacioni i Gazetareve te ShqiperiseGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykata KushtetueseIsa MyzyrajRregullorja e GJKKO
Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dosjes penale ndaj Belinda Ballukut

AGSH padit në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e brendshme të GJKKO

17:00 | 14/09/2026
mbledhja e gjyqtareve xhemali

Kuvendi miraton një rritje minimale prej 2% të pagës referuese për magjistratët

16:36 | 14/09/2026
droga e kapur durres

Sekuestrohen 2 milionë euro kokainë në kontejnerin me mish pule nga Brazili

14:08 | 14/09/2026
img 2748 scaled

Në bastionet e ish-guerilëve kosovarë, vendimi i afërt gjyqësor nxit zemërim dhe mbështetje të fortë

12:36 | 14/09/2026
slika pasosi naslovna

Maqedonia e Veriut rishikon rregullat për “pasaportat e arta”, por shqetësimet e BE-së mbeten

11:24 | 14/09/2026
mlade placene ubice potrosna roba u ratu klanova 2a

Të rinjtë shfrytëzohen si vrasës me pagesë në “luftërat” e drogës në Ballkan

11:10 | 14/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.