E hënë, 14 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Testoi” policinë se ka vendosur bombë në shkollën “Emin Duraku”, reagon ashpër Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Ilustrim · Vizion Plus

Zv.kryeministrja Albana Koçiu e ka cilësuar çmenduri kriminale alarmin e rremë të një qytetari, i cili lajmëroi policinë se në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet është vendosur një bombë, vetëm për të testuar reagimin e uniformave blu.

Në reagimin e saj, Koçiu thekson se kjo është një çmenduri kriminale, një shaka e hidhur që nuk duhet përdorur asesi si pretekst për të testuar uniformat blu.

Sipas saj, disa të vetëquajtur “Flamingo” po ngatërrojnë lirinë me anarkinë.

Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.

Kjo lloj çmendurie, që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.

Këtyre 🐦‍⬛ që ndosin protestën, që e ngatërrojnë lirinë me anarkinë e mendjeve të tyre të boshatisura, duke e kthyer hapësirën tonë publike në një fushë eksperimentesh të dështuara, ligji duhet t’u tregojë shumë shpejt se Shqipëria nuk është një teatër ku mund të luajnë falas dramat e tyre të sëmura.

Refuzimi i këtyre sjelljeve anormale duhet të jetë qëndrim i të gjithë shoqërisë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.