Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mandi Jatagani alarmoi Policinë se në shkollën “Emin Duraku” kishte bombë, Koçiu i nxjerr foton nga protesta: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Shkruar nga Newsbomb
Mandi Jatagani alarmoi Policinë se në shkollën “Emin
Mandi Jatagani

Zëvendës kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar paraditen e kësaj të hëne, ku një telefonatë anonime alarmoi Policinë e Shtetit se në ambientet e shkollës “Emin Duraku” në Tiranë ishte vendosur një lëndë plasëse.

Shtetasi Mandi Jatagani, telefonoi në numrin 112 dhe denoncoi se në këtë shkollë kishte lëndë shpërthyese, teksa më pas filmoi dhe transmetoi live mbërritjen e forcave të policisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e ka dënuar ashpër aktin, duke e cilësuar si një “çmenduri të mirëfilltë kriminale”, veçanërisht pasi ngjarja ndodhi në ditën e parë të shkollës, kur ambientet arsimore ishin të mbushura me nxënës, mësues dhe prindër.

“Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale”, shkruan ajo ndër të tjera.

Kujtojmë se Jatagani telefonoi policinë dhe u tha atyre se në ambientet e kësaj shkolle kishte lëndë shpërthyese. Sipas asaj që 47-vjeçari tha ky veprim i tij erdhi në kuadër të një “eksperimenti” me qëllim për të vënë në provë gatishmërinë e forcave blu.

“Sapo mora Policinë e Shtetit te 112 për të denoncuar faktin për terrorizimin me lëndë shkatërrimi në masë te shkolla. Jam te shkolla ‘Emin Duraku’ për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë për sa do të vijnë”, tha ai në video, ku përgjatë gjithë kohës ishte live.

Pas verifikimeve të kryera nga njësia anti-eksplozive, rezultoi se alarmi ishte i rremë dhe se shkollës nuk i kanosej asnjë rrezik. Jatagani u arrestua nga specialistët e Njësisë Antiterror për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Reagimi i Albana Koçiut:

Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.

Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.

Këtyre  që ndosin protestën, që e ngatërrojnë lirinë me anarkinë e mendjeve të tyre të boshatisura, duke e kthyer hapësirën tonë publike në një fushë eksperimentesh të dështuara, ligji duhet t’u tregojë shumë shpejt se Shqipëria nuk është një teatër ku mund të luajnë falas dramat e tyre të sëmura.

Refuzimi i këtyre sjelljeve anormale duhet të jetë qëndrim i të gjithë shoqërisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese