Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Begaj vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet nga zyrtarët e lartë! Ja çfarë u diskutua në takime

Shkruar nga Newsbomb
Begaj vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet nga zyrtarët e
Bajram Begaj dhe Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Presidenti i Republikës Bajram Begaj këtë të hënë mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare të një kreu të shtetit shqiptar në vendin e Lindjes së Mesme.

Mësohet se Begaj është pritur nga Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku gjatë takimit dy liderët kanë diskutuar për forcimin e partneritetit politik, ekonomik, dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Ndërsa po ashtu presidenti ka falënderuar EBA-n, për ndihmat e dhëna për tërmetin e vitit 2019 dhe sulmin kibernetik të vitit 2022.

Po ashtu Begaj mësohet se është shprehur se hapja e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë do t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ka ftuar investitorët e Emiratëve që të kenë në fokusin e tyre Shqipërinë si një mundësi investimi.

Më tej kreu i shteti shqiptar është takuar me me Princin e Kurorës, Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe zv.presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese