Koçiu për alarmin e rremë në shkollë: Çmenduri kriminale, ligji të veprojë shpejt

14 Shtator 2026 | 17:57

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas alarmit të rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, duke e dënuar ashpër ngjarjen dhe duke e cilësuar atë si një akt kriminal.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu thekson se raste të tilla nuk mund të justifikohen në emër të lirisë së shprehjes dhe kërkon që autorët të përballen me ligjin.

Reagimi i plotë:

“Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.

Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.

Këtyre që ndosin protestën, që e ngatërrojnë lirinë me anarkinë e mendjeve të tyre të boshatisura, duke e kthyer hapësirën tonë publike në një fushë eksperimentesh të dështuara, ligji duhet t’u tregojë shumë shpejt se Shqipëria nuk është një teatër ku mund të luajnë falas dramat e tyre të sëmura.

Refuzimi i këtyre sjelljeve anormale duhet të jetë qëndrim i të gjithë shoqërisë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Frikë nga zhvillimi i pakontrolluar i Inteligjencës Artificiale, bien aksionet në bursa 

Thirrjet e drejtuesve të industrisë së inteligjencës artificiale për të ngadalësuar zhvillimin e teknologjisë kanë tronditur tregjet financiare. Aksionet e kompanive të lidhura me AI-në...
16:39 | 14/09/2026

Gazetari Osman Stafa kallëzon në polici mesazhin kërcënues, nisin hetimet

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas kallëzimit të...
15:58 | 14/09/2026

Apeli i GJKKO pranon kërkesën e Metës, s’do qëndrojë më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore

Gjykata e Apelit të GJKKO-së ka pranuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të qëndruar jashtë kafazit të qelqtë gjatë procesit gjyqësor në shkallën e...
15:16 | 14/09/2026