Emigracioni nuk ndalet, mbi 1 milion leje qëndrimi për shqiptarët në BE

14 Shtator 2026 | 18:01

Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian vijon me ritme të larta, duke kaluar edhe valët e forta të largimeve të dekadave të mëparshme.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se nga viti 2008 deri në 2025, vendet e BE-së kanë dhënë mbi 1 milion e 82 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë.

Rreth 510 mijë leje u dhanë në periudhën 2008-2016, ndërsa në nëntë vitet e fundit shifra arriti në 573 mijë, duke tejkaluar dekadën e mëparshme.

Në fillim, Italia dhe Greqia ishin destinacionet kryesore, por vitet e fundit harta e emigracionit është zgjeruar. Gjermania po fiton gjithnjë e më shumë peshë, veçanërisht për tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Në total, që nga viti 2008, Italia ka dhënë rreth 500 mijë leje qëndrimi, Greqia 311 mijë dhe Gjermania 124 mijë. Vetëm gjatë vitit 2025 u dhanë mbi 68 mijë leje të reja, 4% më shumë se një vit më parë. Gjermania kaloi për herë të parë Greqinë, me rreth 17 mijë leje, pas Italisë me 31.7 mijë.

Pjesa më e madhe e lejeve në 2025, rreth 46%, u dha për arsye familjare, ndërsa 29% për punësim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca dhe Gjermania përplasen për mbrojtjen europiane

Franca dhe Gjermania po përballen me ndarje të thella për mënyrën se si Europa duhet të ndërtojë mbrojtjen e saj. Parisi kërkon më shumë autonomi...
17:59 | 14/09/2026

Samiti BE-Arktik, Kallas: Evropa ka nevojë për akullthyes

Evropa ka nevojë për akullthyes për të forcuar praninë e saj në Arktik, tha të martën shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas, ndërsa...
17:27 | 14/09/2026

Rikthimi i Celine Dion në Paris, qyteti përfiton nga vala e re e turizmit

Rikthimi i Celine Dion në skenë po ndikon edhe në turizmin e Parisit. Një hotel pranë Harkut të Triumfit ka krijuar një suitë të frymëzuar...
17:09 | 14/09/2026