Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Magjistratët ende pa rroga, Shoqata e Prokurorëve me 5 KËRKESA për Kuvendin: Zbatoni vendimin e Kushtetueses (FAKSIMILE)

Shkruar nga Newsbomb
Magjistratët ende pa rroga, Shoqata e Prokurorëve me 5 KËRKESA
Foto ilustruese

Ngërçi i pagave për magjistratët vijon të jetë një ndër temat më të diskutuara përgjatë këtyre dy javëve të para të vjeshtës. “Ping-pongu” që po bëhet dhe pasimet sa te një institucion në tjetrin, janë duke sjellë dhjetëra reagime mes qeverisë dhe magjistratëve. Së fundmi, një reagim ka ardhur edhe nga Shoqata e Prokurorëve, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se ka dërguar pranë Kuvendit opinionin e saj mbi projektligjin për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shoqata e Prokurorëve e konsideron çështjen e pagave si një element që lidhet drejtpërdrejt me pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe vlerëson se projektligji, në formën aktuale kërkon rishikim të thelluar. Sipas saj, formula e propozuar nuk garanton standardin kushtetues për mbrojtjen e pagës së magjistratëve dhe nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 17 shkurtit 2026.

Në opinionin e dërguar Kuvendit, Shoqata kërkon respektimin e procedurave parlamentare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në mënyrë të përmbledhur, Shoqata kërkon:

-respektimin e plotë të procedurave të posaçme parlamentare për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

-konsultim real dhe efektiv me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, magjistratët dhe organizatat e tyre profesionale;

-një formulë page dinamike që nuk e ngrin pagën, ku mekanizmi më koherent me arkitekturën e ligjit  do të ishtë referenca dinamike me nivelin e lartë drejtues të administratës publike;

-nëse eventualisht ruhet referenca me pagën e Presidentit, përcaktimin e një niveli që të mos jetë më i ulët se standardi financiar që rezulton nga Vendimi nr. 15/2026 dhe përcaktimin e një mekanizmi automatik dhe vjetor indeksimi sipas inflacionit faktik, për të mbrojtur fuqinë blerëse të pagës;

-garantimin që ndërhyrja e re ligjore të mos neutralizojë apo reduktojë efektet juridike dhe financiare të Vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shoqata e Prokurorëve (@shoqata_e_prokuroreve)

Reagimi i plotë:

Pagat e magjistratëve nuk janë thjesht një çështje buxhetore, por garanci e pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Shoqata e Prokurorëve, në vijim të qëndrimeve institucionale për zbatimin e Vendimit nr. 15, datë

17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, ka dërguar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë opinionin e saj mbi projektligjin për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shoqata e Prokurorëve vlerëson se projektligji, në formën aktuale, kërkon rishikim substancial, pasi formula e propozuar nuk garanton standardin kushtetues për mbrojtjen e pagës së magjistratëve dhe është në shkelje të hapur me Vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Në mënyrë të përmbledhur, Shoqata kërkon:

respektimin e plotë të procedurave të posaçme parlamentare për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

konsultim real dhe efektiv me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, magjistratët dhe organizatat e tyre profesionale;

një formulë page dinamike që nuk e ngrin pagën, ku mekanizmi më koherent me arkitekturën e ligjit  do të ishtë referenca dinamike me nivelin e lartë drejtues të administratës publike;

nëse eventualisht ruhet referenca me pagën e Presidentit, përcaktimin e një niveli që të mos jetë më i ulët se standardi financiar që rezulton nga Vendimi nr. 15/2026 dhe përcaktimin e një mekanizmi automatik dhe vjetor indeksimi sipas inflacionit faktik, për të mbrojtur fuqinë blerëse të pagës;

garantimin që ndërhyrja e re ligjore të mos neutralizojë apo reduktojë efektet juridike dhe financiare të Vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Qëndrimi ynë është i qartë: zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të bëhet duke relativizuar standardin e vendosur prej saj. Kostot buxhetore duhen planifikuar dhe përballuar nga shteti, por nuk mund të përdoren si argument për të ulur garancitë kushtetuese të magjistratëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese